Liga Unike : 4 skuadra në garë për trofeun, gjysmëfinalet premtojnë spektakël
4 skuadra në garë për një 1 trofe. Të mërkurën do të luhen gjysmëfinalet e Ligës Unike për meshkuj, të cilat do të transmetohen në RTSH SPORT. Peja-Vëllaznimi në orën 16:00 dhe Besëlidhja-Golden Eagle Ylli në 19:00, të dyja në pallatin e sportit “Feti Borova” në Tiranë.
Kampionia kombëtare në basketboll për meshkuj, Besëlidhja, pas suksesit për dy vite radhazi në vend, tani synon të dalë në finalen e Ligës Unike, e cila për herë të parë luhet në Shqipëri.
Për të siguruar finalen, kampionia e Shqipërisë do të ndeshet me Golden Eagle Ylli të Suharekës, të mërkurën në orën 19.00, në sallën Feti Borova, në parkun olimpik në Tiranë. Klubi lezhjan ka bërë të ditur se hyrja do të jetë falas për të gjithë, ndërkohë që ndeshja do të transmetohet direkt edhe në RTSH Sport, transmetuesi ekskluziv i Ligës Unike të basketbollit.
Po në 25 mars, në orën 16.00, do të luhet edhe gjysmëfinalja e parë, midis Pejës dhe Vllaznimit të Gjakovës. Ky i fundit, është kampioni në fuqi i Ligës Unike në basketboll për meshkuj.

The post Liga Unike në RTSH/ 4 skuadra në garë për trofeun, gjysmëfinalet premtojnë spektakël appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.