☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 110.34 ▼1.84%
ARI 4,733 ▲1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $69,989 ▲ +0.38% ETH $2,142 ▼ -0.17% XRP $1.3341 ▼ -0.37% SOL $82.7800 ▲ +1.15%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 110.34 ▼1.84 % ARI 4,733 ▲1.04 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 110.34 ▼1.84 % ARI 4,733 ▲1.04 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Ligatina e Tushemishtit me infrastrukturë të re

20141023_1612081-466x350U përurua infrastruktura e re e Ligatinës së Tushemishtit. Të pranishëm në përurimin e masave restauruese ishin zv.ministrja e Mjedisit Djana Bejko, zv.ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Anke Holstein, drejtori i GIZ-it për Shqipërinë, Hans-Juergen Cassens, prefekti i qarkut Korçë, Ardit Konomi etj.

Në fjalën e saj, zv.ministrja e Mjedisit, Bejko, theksoi se “Ministria e Mjedisit me mbështetjen e partnerëve të qeverisë shqiptare si, KfW, GIZ, JICA, WB etj, ka ndërmarrë aktivitete konkrete për mbrojtjen dhe rehabilitimin e ekosistemeve ligatinore kryesisht në Rezervatin Natyror të Menaxhuar “Kune-Vain-Tale, Parkun Kombëtar të Divjakë –  Karavastasë, Lagunën e Nartës, Parkun Kombëtar të Butrintit” etj, me qëllim mbrojtjen e biodiversitetit dhe burimeve natyrore, promovimin e vlerave natyrore, kulturore dhe tradicionale si dhe edukimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit.  E në vijim kemi një tjetër praktikë pozitive në kuadër të projektit “Ruajtja dhe Përdorimi i  Qëndrueshëm i Biodiversitetit në tri liqenet e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës”, i financuar nga  Ministria Federale për Bashkëpunimin dhe Zhvillim Ekonomik e Gjermanisë dhe zbatuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ)”.tushemi

Projekti rajonal “Ruajtja dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Biodiversitetit në tri liqenet e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës” (CSBL), i financuar nga  Ministria Federale për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim e Gjermanisë dhe zbatuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) në Shqipëri, i ka akorduar komunës Buçimas një fond prej 61,000 euro për marrjen e masave mbrojtjëse dhe restauruese në një nga ligatinat më të njohura në vend, atë të Tushemishtit.

Marrëveshja financiare mes projektit të GIZ-it dhe komunës Buçimas, e cila u firmos në dhjetor 2012, ndërmjet të tjerash ka mbështetur njësinë e qeverisjes vendore si dhe partnerët e tjerë lokale, kryesisht në restaurimin e burimit ujor (lumi i Kullës), që lidh fshatin e Tushemishtit me burimet e Drilonit, duke përmirësuar infrastrukturën. Tashmë ligatina ka një urë lidhëse, një pikë vrojtimi, si dhe një Qendër të Gjelbër duke e shndërruar atë në një pikë tërheqëse për të gjithë  vizitorët. Qendra e Gjelbër do të shërbejë për të informuar vizitorët dhe për të rritur ndërgjegjësimin qytetar lidhur me pasurinë e biodiversitetit të liqenit të Ohrit dhe ligatinës së Tushemishtit.

divjake1Liqenet e Prespës dhe Ohrit janë pjesë e Rezervës Ndërkufitare të Biosferës, shpallur pak ditë më parë në Korçë. Burimet e Drilonit, të cilat gëzojnë dhe statusin e monumentit të natyrës, si dhe ligatina rreth tij, ndodhen në qendër të kësaj rezerve biosfere.

Ndërhyrja në ligatinën e Tushemishtit, ka konsistuar edhe në organizimin e një fushate të gjerë ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e ligatinave dhe larminë e rëndësinë e tyre në përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit.  Për më shumë se dy vjet, projekti CSBL ka mbështetur vendet ndërkufitare të tri liqeneve për të mbrojtur burimet e biodiversitetit në katër fusha kryesore: monitorimin e florës dhe faunës në përputhje me Direktivat Evropiane të Habitateve (Natura 2000); monitorimin e peshkut dhe menaxhimin e peshkimit, përfshirë vendosjen e kuotave; mbrojtjen dhe restaurimin e ligatinave; karakterizimin e liqeneve dhe përcaktimin e objektivave mjedisorë sipas kërkesave të Direktivës Evropiane në Kuadër të Ujit .divjake

Faza e dytë e mbështetjes së GIZ-it në Shqipëri nëpërmjet projektit CSBL do të nisë në nëntor të këtij viti dhe do të përfshijë përsëri tri vendet kufitare në pjesën e liqeneve, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Shuma që pala gjermane do t’u akordojë këtyre vendeve është 2 milion euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.