☁️
Tiranë 11°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,579 ▲1.12%
DOW 46,203 ▲1.37%
NASDAQ 21,910 ▲1.21%
NAFTA 89.30 ▼9.09%
ARI 4,390 ▼4.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,611 ▲ +2.63% ETH $2,137 ▲ +2.64% XRP $1.4340 ▲ +2.83% SOL $90.3900 ▲ +3.41%
S&P 500 6,579 ▲1.12 % DOW 46,203 ▲1.37 % NASDAQ 21,910 ▲1.21 % NAFTA 89.30 ▼9.09 % ARI 4,390 ▼4.04 % S&P 500 6,579 ▲1.12 % DOW 46,203 ▲1.37 % NASDAQ 21,910 ▲1.21 % NAFTA 89.30 ▼9.09 % ARI 4,390 ▼4.04 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ligj kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Kryeministri Isa Mustafa tha se, ligji i ri përcakton masat, autoritetet kompetente dhe procedurat për zbulimin, parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

“Bëhet fjalë për një ligj, i cili është tepër i rëndësishëm në këtë fazë sa i përket luftës kundër krimit, korrupsionit, por edhe parandalimit të financimit të terrorizmit dhe ekstremizmit. Gjë që përbën edhe një prej masave, që si Qeveria, Parlamenti, por edhe institucionet e tjera të Republikës së Kosovës duhet të ndërmarrin në këtë periudhë”, tha Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës.

Kabineti qeveritar ka themeluar gjithashtu një zyrë të posaçme për sfidat e mijëvjeçarit, pasi Kosova është përfituese e këtij programi nga Shtetet e Bashkuara, zyrë që do të fokusohet kryesisht në transformimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Zëvendëskryeministri Kujtim Shala tha se, në vitin 2018, Kosovës do t’i jepen rreth 250 milionë dollarë për sfidat e mijëvjeçarit, gjë që përbën edhe një mbështetje të drejtpërdrejtë për Qeverinë dhe shtetin e Kosovës, nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.