Qeveritare

Ligji antiduhan-Ministria e Shëndetësisë:Qytetarët të bëhen pjesë e zbatimit të tij

Zv-Ministri-Klodian-Rjepaj-Foto-ARKIV-ATSH-525x350Ministria e Shëndetësisë inkurajoi sot qytetarët që të bëhen pjesë e lëvizjes për zbatimin e ligjit të ri antiduhan, që hyri në fuqi dy ditë më parë.
“Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj lëvizje dhe të informojnë në numrat e ministrisë së Shëndetëtisë. Para se zbatimi i ligjit të verifikohet nga monitorimi i trupave inspektuese, është ndërgjegjja qytetare ajo që do të na ndihmojë ta bëjmë të zbatueshëm ligjin”, tha sot zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.
Për zbatimin e këtij ligji, theksoi ai, janë në dispozicion një numër i mjaftueshëm inspektorësh dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për inspektorë të shëndetësisë që do të monitorojnë zbatimin e këtij ligji, por janë dhe inspektorët e punës, të transportit, të arsimit, si dhe Agjencia Kombëtare e Ushqimit.
Sipas zv/ministrit Rrjepaj penalitetet për shkelësit e ligjit janë të ashpra, por shpresoj, shtoi ai, që ne të mos vendosim penalitete, por të jetë një ndërgjegjësim i madh i të gjithë aktorëve për ta zbatuar këtë ligj.
“Qytetarët që mund të jenë në shkelje të ligjit do të penalizohen dhe do të ketë mekanizma si për çdo gjobë tjetër administrative që vendoset, pasi të gjithë janë të identifikueshëm. Por, ka dhe mënyra të tjera që do merren më pas nga policia e shtetit’, tha zv/ministri i Shëndetësisë.
Prej ditësh Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror është angazhuar për zbatimin me rreptësi të këtij ligji, duke përgatitur si subjektet private, por dhe institucionet publike që të mos lejojnë askënd të konsumojë duhan në ambientet e tyre të mbyllura.
Zyrtarë të Inspektoriatit Shëndetësor janë shprehur të vendosur për zbatimin me rigorozitet të ligjit të ri, nga i cili nuk do të ketë tërheqje. Sipas tyre zbatimi i tij do të shoqërohet dhe me një fushatë promocionale dhe subjektet do të informohen në mënyrë të detajuar lidhur me ndryshimet e bëra.
Ligji i ri antiduhan, i miratuar pak muaj më parë në parlament, parashikon ndëshkimin me gjobë për personin që shkel ligjin, duke konsumuar duhan në ambiente të mbyllura në masën 5 mijë lekë, për administratorin e ambientit në masën 50 mijë lekë dhe për pronarin e subjektit në masën 300 mijë lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button