Ekonomia

Ligji i KLSH-së, Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Nishanit

Komisioni parlamentar i Ekonomisë rrëzon dekretin e Presidentit Bujar Nishani që ktheu për rishqyrtim në Kuvend projektligjin për “Organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

1102-Ne-komisionin-parlamentar-per-ekonomine-Foto-Albert-Myftaraj-525x3501Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, propozoi që të rrëzohet dekreti i Presidentit pasi sipas saj, Kuvendi është në të drejtë të plotë në ligjin për KLSH.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, tha se ligji i ri nuk i merr kompetencat Presidentit, lidhur me shkarkimin e kreut të KLSH-së, duke shtuar se kjo kompetencë do të vijojë të mbetet e Kreut të Shtetit, por në mënyrë më të ngushtuar. Braçe theksoi se ligji në fjalë është kërkuar nga vetë KLSH dhe synon t’i japë më tepër pavarësi këtij institucioni nga qeveria.

“Ne nuk i marrim Presidentit kompetencën e shkarkimit të kryetarit të KLSH-së. Ajo i takon Presidentit. Ne kemi gjithë elementët që të shkarkohet kryetari i Gjykatës së Lartë dhe i kemi njësuar. ,Këtë ndryshim e kërkoi vetë KLSH, se kuptoi pse Presidenti kërkon të kundërtën. Vetëm nëse Presidenti do ta shkarkojë pa arsye kryetarin e KLSH-së. Ky ligj i jep pavarësi KLSH-së nga qeveria. Ligji i ngushton mundësinë Presidentit ta shkarkojë kryetarin e KLSH-së”,  tha Braçe

Kjo është kundërshtuar nga ana e deputetit të opozitës, Ridvan Bode pasi sipas tij, Presidenti ka respektuar Kushtetutën dhe prandaj duhet që mazhoranca të respektojë ligjin, dhe sipas tij, të mos shkelet si në rastin e ligjit për Gjykatën e Lartë.

Sipas tij, Kushtetuta ka përcaktuar kompetencat dhe organizimin e KLSH-së dhe më konkretisht sa i përket shkarkimit të kreut të këtij institucioni, dhe çdo shtesë kërcënon pavarësinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Projektligji i ri i KLSH-së parashikon imunitet të barabartë të kreut të saj me gjyqtarin e Gjykatës së Lartë.  Pr/ligji i ri forcon pozitat e kreut të këtij institucioni, si dhe shton kompetencat e miratimit të projektbuxhetit, që pas miratimit nga Kuvendi e zbaton atë në mënyrë të pavarur.

Një risi janë edhe auditimet e Teknologjisë së Informacionit, duke përcaktuar nëse sistemet e informacionit ruajnë integritetin e të dhënave. Ligji i ri do të diskutohet edhe nesër nen për nen në komisionin e Ekonomisë.

Sipas pr/ligjit, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk mund të arrestohet apo t’i hiqet liria në çfarëdo formë apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese, përveçse nëse kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi.

Në këtë rast, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Gjykatën Kushtetuese e cila në qoftë se nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë”, thuhet në nenin 22 të këtij projektligji.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button