Ligji i mbetjeve mbetet në sirtarët e Kuvendit
Kuvendi nuk do ta shqyrtojë as në seancën e nesërme dekretin e Presidentit Nishani për kthimin e ligjit për importin e mbetjeve.
Nishani ktheu në mesin e tetorit për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, votuar nga vetëm 63 deputetë.
Ndërkohë, dy partitë kryesore të mazhorancës nuk janë në një qëndrim lidhur me miratimin e ligjit, pasi LSI është shprehur për konsultime me shoqërinë civile, e cila e ka kundërshtuar ashpër lejimin e importit të mbetjeve në Shqipëri.
Partia Socialiste nuk ka votat e duhura për të mundësuar miratimin e ligjit që lejon importin e mbetjeve.
Zyrtarisht dekreti i presidentit Nishani vazhdon diskutimin në komisionet parlamentare.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.