☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $72,369 ▼ -0.71% ETH $2,259 ▲ +0.71% XRP $1.3461 ▼ -0.47% SOL $83.9200 ▼ -0.78%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Ligji i mbetjeve, Meta: Do ketë dialog

Ligji për mbetjet ka mbledhur bashkë shoqërinë civile dhe kryeparlamentarin Ilir Meta në një takim. Biseda e zhvilluar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ka zgjatur plot 60 minuta.

Pjesë e këtij takimi kanë qenë Unioni i Ekspertëve mjedisorë, juristë, si dhe përfaqësues të mediave.

Ambientalisti Sazan Guri është shprehur se rruga e dekretit për mbetjet është drejt rrugës së duhur.
Ndërsa, Zheji në përfundim të takimit tha se “Kreu i Kuvendit, Ilir Meta na la të kuptojmë se pa konsensus nuk ka ligj”.

“I vetmi konsensus është vota kundër ‘mbetjeve’”, është shprehur Zheji drejtuar Metës.

Sakaq, kryetari i Kuvendit, Meta vlerësoi angazhimin e tyre për këtë çështje të ndjeshme duke nënvizuar se ai do të dëshironte që miratimi i një ligji të tillë të mund të shteronte të gjitha mundësitë e dialogut, mirëkuptimit dhe konsensusit me shoqërinë civile, përfaqësuesit e industrisë ricikluese dhe opinionin publik, me qëllim që ligji t’i shërbejë interesit të qytetarëve, imazhit të Shqipërisë, rritjes ekonomike të vendit, zhvillimit të turizmit, bujqësisë dhe të rrisë punësimin e të ndikojë pozitivisht në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e jetës së qytetarëve.

Ndërkohë, më 14 tetor presidenti Bujar Nishani kthehu në parlament ligjin për menaxhimin e mbetjeve. “Ligji i mbetjeve bie ndesh me nenin 59 të Kushtetutës, – theksoi Nishani, ndërsa shtoi se: “Shqipëria nuk ka asnjë detyrim të importojë mbetje. Procedurat për miratimin ishin të përshpejtuara dhe po ashtu është shkelur neni 56 i Kushtetues për mos informim të qytetarëve”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.