☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.78 ▼4.95%
ARI 4,559 ▲3.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,944 ▲ +0.46% ETH $2,166 ▲ +1.13% XRP $1.4236 ▲ +0.18% SOL $91.4800 ▲ +0.51%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.78 ▼4.95 % ARI 4,559 ▲3.56 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.78 ▼4.95 % ARI 4,559 ▲3.56 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ligji i ri për falimentin, votimi i parashikuar për në seancën e 15 shtatorit

Pas diskutimeve prej disa muajsh,projektligji i ri për falimentin është drejt votimit nga Kuvendi. Në kalendarin e punimeve të Kuvendit është përcaktuar seanca plenare e kësaj jave, me 15 shtator, për votimin e saj.

Projektligji i ri synon t’i japë zgjidhje problematikave të konstatuara me procesin e falimentit që ka rezultuar një proces i vështirë e i komplikuar. Por veç përmirësimeve proceduriale, nisma e re ligjore vjen si pjesë e projektit për uljen e nivelit të kredive me probleme.

Pas diskutimeve me institucionet financiare ndërkombëtare lidhur me problematikën e nivelit të lartë të kredive me probleme, hartimi e miratimi i një ligji të ri për falimentin është rekomanduar si pjesë e planit të masave që duhet të ndërmerren nga pala shqiptare për zgjidhjen e kësaj problematike.

Ndaj edhe votimi i projektligjit është parashikuar të bëhet sëbashku me ndryshimet e tjera ligjore të Kodit Civil që kanë të njëjtin synim. Projektligji që përmban më shumë se 300 nene sjell një serë risish, që nga thjeshtimi i procedurave e deri të ristrukturimi për bizneset që nuk kanë aftësi paguese.

Projektligji parashikon gjithashtu mënyrën e funksionimit të gjykatave të falimentit dhe të agjencisë së mbikqyrjes së falimentit. Veç ndryshimit të procedurave, projektligji i ri për falimentin parashikon edhe sanksione të reja për kompanitë apo personat që bëjnë deklarime të rreme.

Çdo kërkesë për shpallje falimenti do t’i nënshtrohet hetimit ndërsa për rastet kur konstatohen deklarime të rreme, në rastet kur nuk përbën vepër penale, penalitetet financiare të parashikuara variojnë nga 50 mijë deri në 200 mijë lekë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.