☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,599 ▼ -1.72% ETH $2,215 ▼ -1.38% XRP $1.3310 ▼ -1.21% SOL $82.2100 ▼ -2.88%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Opinion

Ligji i spostimit dhe shpërthimi

Ahmet Dursun

Ahmet Dursun
Ahmet Dursun

Ligji i vetëm që funksionon në drejtësinë e pluralizmit shqiptar, është ai i pashkruari: ligji i spostimit.

Çdo vendim i kësaj drejtësie, domosdo bazohet mbi këtë ligj dhe përfundimi është:

Përdhunuesi shpallet i pafajshëm, pasi viktima ish spostuar në një pozicion të gabuar.

Trungjet spostohen dhe bëhen mobilie; sharra shpallet heroinë.

Gërryhen shtretërit, lumenjtë spostohen dhe firma ndërtimi ngrenë pallate.

Spostues, – u thërrasin këtu, veçse kur kapen matanë quhen trafikantë droge.

Vrasjet për ta janë thjesht spostim nga kjo jetë e mërzitshme, në parajsën e pafundme.

Grabitja trajtohet si spostimi i pasurisë tënde në duart e të tjerëve.

Vota mjaft të numërohet thonë, se u spostua nga një parti te tjetra s’ka asnjë të keqe…

***

Me ligjin e spostimit të këtyre gjyqtarëve, u spostua ideali. Ai, i shtetit të së drejtës, atdheu, përkatësia …

Nderi, guximi, ndërgjegjja… vëmendja!

Me këtë ligj të pashkruar, çdo ditë e më tepër po spostohet për diku tjetër shpresa, ëndrra, e ardhmja!

***

Dhe ti ende habitesh lexues i dashur…

Nuk e pe?! Ta tregoi edhe vetë toka në Marinëz, ta tregoi bardhezi.

Shpërtheu, kundër vendimeve të gjykatave.

Ndryshe nga ty, edhe nëntokës iu sos durimi!

Ndryshe prej teje, i tha mjaft nguljes së tubit vertikal, që mandej spostohet horizontalisht deri në qendër të fshatit…

Reagoi toka në Marinëz dhe si për të ta treguar ty, shpërtheu në formën e dy gishtave…

Dy gishtat, që të spostuan në vrimën e fundit të kavallës gjithë këto vite.

Shpërthe, plas, bëhu copa po të duash tashmë!

Nuk është faji i të huajve që ti ende u beson gjyqtarëve të plepave.

E vërteta është se sot, si një mushkonjë mbi kurriz të elefantit përfundove!

Mbete i spostuar si individ, shoqëri e si shtet plot 24 vite për shkak të këtyre gjyqtarëve…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.