☁️
Tiranë 10°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.84 ▲1.68%
ARI 4,520 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,640 ▼ -0.65% ETH $2,145 ▼ -1.14% XRP $1.4001 ▼ -1.4% SOL $90.6500 ▼ -2.05%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.84 ▲1.68 % ARI 4,520 ▼0.72 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.84 ▲1.68 % ARI 4,520 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Ligji i Vetingut hyn në fuqi

Presidenti i Republikës Bujar Nishani vendosi të mos e hedhë firmën e tij mbi ligjin “për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si ligji i vetingut, duke bërë kështu që ai të hyjë në fuqi automatikisht.

Presidenti këto ditë ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ndërsa 20 shtatori ishte afati i fundit ligjor që ai kishte në dispozicion për t’u shprehur përmes dekretit.

Sipas Kushtetutës, kur kalohet afati prej 20 ditësh, brenda të cilit Presidenti duhet të shprehet, ligji konsiderohet i dekretuar dhe hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.

Neni 84 i Kushtetutës thotë se: “Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij. Ligji quhet i shpallur, në qoftë se Presidenti i Republikës nuk ushtron të drejtat e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni”.

Kuvendi miratoi më 30 gusht, gjatë një seance të jashtëzakonshme, pr/ligjin “për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si Vetingu, i cili parashikon të vlerësojë përgatitjen profesionale, integritetin moral, si dhe të zbulojë shkallën e pavarësisë së gjyqtarëve dhe prokuroreve shqiptare nga ndikimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe pushtetit politik.

Ligji u miratua vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa deputetët e opozitës e braktisën votimin në shenjë kundërshtimi ndaj pr/ligjit, të cilin e konsideruan “antikushtetues”.

1 Koment

  • shqipetaret 21 September 2016, 12:34

    ligji i vetingut hyn ne fuqi vetem diten kur te digjen te gjalle familjet e nipit te hajdutit Ahmet Zogu,Nexhmije Hoxhes,Fatos nanos,rexhep meidanit,kastriot islamit,Ilir metes sali Berishes,Adriatik Llalles,Xhezair Zaganjorit,Bujar Nishanit,Lulezim bashes,Jozefina topallit Nokes Palokes dhe te plehrave te PD fashiste.Ky do jete clirimi i vertete i shqipetareve pas 600 vjet roberi fashiste.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.