☁️
Tiranë 18°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,878 ▼ -2.7% ETH $2,186 ▼ -2.77% XRP $1.3247 ▼ -1.66% SOL $81.6100 ▼ -3.58%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Ligji për arsimin e lartë, debate në Kuvend; mazhoranca rrëzon Nishanin

Në seancën e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë është diskutuar ligji për arsimin e lartë, i kthyer nga presidenti në Parlament për rishqyrtim.

Në emër të PD, deputeti Luçiano Boçi ka kritikuar ligjin me argumentin se, me hyrjen në fuqi të tij shteti merr nën kontroll të plotë sistemin arsimor.

“Shteti shmang rolin e rregullatorit dhe vendoset në rolin e imponuesit. Modeli duket paradoskal dhe një amalgamë e parimeve ekstra-Bolonjë”, ka thënë Boçi.

Ai ka vënë në dukje se, me këtë ligj buxheti për universitetet do të shpërndahet nga agjenci të ndryshme, që përbën sipas tij, “ndërhyrje vertikale në sistem”.

“Me këtë ligj, arsimi i lartë vendoset nën kontrollin e ekzekutivit”, ka thënë Boçi, i cili më tej ka kritikuar edhe vendosjen e tarifave dhe mospërcaktimin e përqindjes së GDP-së për buxhetin e arsimit.

Në përgjigje të këtyre pretendimeve, deputeti i PS, Musa Ulqini ka sqaruar së pari se, tarifat e vendosura në sistemin e arsimit të lartë ekzistojnë prej vitesh dhe se përqindja e GDP-së për buxhetin e arsimit nuk mund të vendoset.

“Me ligjin e ri politika nuk do të ndërhyjë më në sistemin e arsimit të lartë. Në këto kushte mazhoranca vendos për rrëzimin e dekretit të presidentit”, ka thënë Ulqini.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.