Politika
Ligji për dosjet në kalendarin 3-mujor të Kuvendit, diskutohet edhe varianti Doda-Idrizi
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve është vendosur të futet në kalendarin 3-mujor të punimeve të Kuvendit edhe ligji për dosjet.
Kryetarët e komisioneve të maxhorancës dhe opozitës të mbledhur pak para seancës së Kuvenditt vendosën që të diskutohen të dy variantet e paraqitura, atë i qeverisë, por edhe varianti i propozuar nga Mesila Doda e Shpëtim Idrizit.
Varianti i deputetëve parashikon hapjen e dosjeve dhe lustracionin, ndërkohë që drafti i ardhur nga qeveria parashikon vetëm hapjen e dosjeve, pasi sipas saj lustracioni është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.