Parlamentare
Ligji “Për Forcat e Armatosura”- Kuvendi rrëzon dekretin e Presidentit
Kuvendi rrëzoi të enjten me 76 vota kundër, një abstenim dhe dy vota pro dekretin e Presidentit që ktheu për rishqyrtim në parlament ligjin ‘për pushtetet e komandimit të Forcave të Armatosura’.
Një javë më parë maxhoranca rrëzoi në Kuvend një tjetër dekret të Presidentit, që kthente për rishqyrtim në parlament ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura”.