Ligji për përgjimet në Francë, kontroll telefonave dhe emaile-ve pa autorizim
Autoriteti më i lartë i Francës për çështjet kushtetuese ka hartuar një ligj i cili i jep shtetit fuqi gjithëpërfshirëse për të spiunuar qytetarët.
I cilësuar si “misioni Big Brother” i qeverisë për të përgjuar telefonat dhe email-et, pa një autorizim zyrtar, ky lajm ka shqetësuar edhe Kombet e Bashkuara. Madje OKB-ja, në një raport të publikuar
ditën e premte, ka paralajmëruar se kompetencat e mbikëqyrjes së këtij ligji, janë shumë të zgjeruara.
Kritikë të tjerë e kanë cilësuar si një sulm ndaj demokracisë. Gjithashtu “Amnesty International” në një deklaratë për shtyp u shpreh se shteti francez po i jep vetes “kompetenca jashtëzakonisht të mëdha” pa kontroll gjyqësor.
Ndërsa qeveria e ka justifikuar projektligjin, i cila lejon agjencitë e zbulimit të përgjojnë telefonat dhe email, se gjithçka është në vazhdën e sulmeve terroriste në Paris, në gazetën satirike “Charlie Hebdo”, si edhe në supermarketin hebre, që la 17 persona të vdekur.