Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 09 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.28%
DOW 52,348 ▼1.09%
NASDAQ 25,871 ▲0.2%
NAFTA 74.53 ▲1.37%
ARI 4,085 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $62,318 ▼ -2.11% ETH $1,742 ▼ -2.09% XRP $1.0904 ▼ -2.43% SOL $77.6000 ▼ -4.19%
S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.53 ▲1.37 % ARI 4,085 ▲0.06 % S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.53 ▲1.37 % ARI 4,085 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
09 Jul 2026
Breaking
Kronika

Lihen në burg nënë e bir, vodhën qindra mijëra euro në banesën e ish-drejtoreshës së koncensioneve

Nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi u lanë në burg këtë të hënë, pasi grabitën shtëpinë e Alda Klosit, e cila ka qenë drejtoreshë e koncensioneve në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur drejtohej nga Arben Ahmetaj dhe më pas shefe kabineti e Ministrisë së Rindërtimit.

E akuzuara është shfaqur shumë e rënduar emocionalisht, mes lotëve dhe kokulur gjatë seancës gjyqësore, kurse djali i saj ishte më i qetë.

Policia e Tiranës tha se shuma në cash bashkë me bizhuteritë e grabitura në banesën në Rrugën e Kosovarëve në Tiranë, arrin shumën e 120.000 eurove.

Por në asnjë rresht të njoftimit nuk thuhej se kujt i përkiste banesa e grabitur, duke fshehur kështu identitetin e të grabiturës, ish-drejtoreshës së koncensioneve kur Arben Ahmetaj ishte ministër i Ekonomisë.

Do të jenë hetimet e mëtejshme të cilat do të zbulojnë, arsyen  se përse Alda Klosi një punonjëse me rrogë shteti,  kishte në shtëpi para cash të padepozituara në bankë

Për momentin mbetet e paqartë nëse kjo shumë e konsiderueshme monetare vjedhur në shtëpinë e Alda  Klosit ishte e deklaruar apo jo siç e kërkon ligji për nëpunësit civil.

Burime policore që po hetojnë ngjarjen i thanë Top Channel se kanë nisur verifikimet ndaj Alda Klosit për të dhënë sqarime se kush ishte burimi i shumës së parave të grabitura në shtëpinë e saj.

Policia e Tiranës ditën e arrestimit të Rozeta Dobit, e cila punonte si pastruese në banesën e Alda Klosit dhe të djalit bashkëpunëtor në vjedhje tha se u sekuestroi mbi 8 milionë lekë,  të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

Sakaq policia e Tiranës ka dyshime se Rozeta dhe Havier Dobi, janë të përfshirë në të paktën 4 grabitje të tjera.

Nga rikontrolli i banesës së Rozeta dhe Havier Dobit paraditen e së dielës policia thotë se në tubin e aspirarorit gjeti të fshehura 404.800 euro dhe 8.500 dollarë.

Të dhënat e deritanishme nga hetimi sugjerojnë se Rozeta Dobi krahas shtëpisë të Alda Klosit kujdesej edhe për shtëpitë e disa zyrtarëve  të tjerë të Ministrisë së Financave.

2 Komente

  • SEO Guy 09 January 2023, 13:11

    Po ajo qe vjedh leket e buxhetit te shtetit Alda Klosi pse nuk merrte e pandehur ?

  • Andis 09 January 2023, 13:13

    Ne burg duhet te shkoje edhe ajo Alda Klosi . Shtet me dy standarte kur denohen te varferit dhe te pasurit i shpetojne drejtesise

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.