Te ndryshme
Liqeni i nguros kafshët si statuja
Fotografi Nick Brandt solli fotot e frikshme nga liqeni afrikan që i nguros gjallesat.
Liqeni Natron, në Tanzani të Afrikës është i cekët, por aq i kripur dhe i nxehtë, sa temperatura e ujit arrin deri në 60 gradë celsius. Mineralet e shumta që krijohen dhe sasia e lartë e kripës e çojnë nivelin e pH deri në 10.5. Karbonati i natriumit që krijohet si pasojë, është e njëjta lëndë që përdorej në Egjiptin e lashtë për të ruajtur mumjet.
Këtu kjo lëndë krijohet natyrshëm dhe disa kafshëve u digjen sytë dhe lëkura, aq sa e kanë të pamundur të qëndrojnë. Ato që kanë fatin e keq të ngordhin aty, nuk do të dekompozohen lehtë, por do ta kenë trupin të mumifikuar për shumë kohë, si skulptura të frikshme.