🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 96.45 ▲2.87%
ARI 4,485 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,294 ▼ -3.15% ETH $1,885 ▼ -4.64% XRP $1.2424 ▼ -1.63% SOL $75.4600 ▼ -4.84%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.45 ▲2.87 % ARI 4,485 ▼0.77 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.45 ▲2.87 % ARI 4,485 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Kronika

Liria e medias në Shqipëri, presione dhe pasiguri për gazeta

Raporti i fundit i “Reporterët pa Kufij”: Shqipëria ka bërë sërish hapa pas në indeksin e lirisë së medias, renditet e 83-ta nga 180 vende.

Në orën 02:45 të mëngjesit, të datës 26 prill, në një lagje të Bulqizës, flakët përfshinë makinën e gazetarit Sami Curri. Kur zjarrfikësit mbërritën, automjeti ishte pothuajse i shkatërruar. Për autoritetet, rrethanat mbeten ende të paqarta. Për Currin, jo.

“Absolutisht një mesazh i qartë për të ndikuar në raportimin tim në vijim” – shprehet gazetari për Deutsche Welle.

Ai drejton një media lokale prej 10 vitesh dhe raporton për abuzimet me fondet publike dhe protestat qytetare në zonë. Përballë pasigurive që ofron terreni lokal, Curri e quan punën e tij një “mision”. Por ky mision ka kosto.

“Siguri aspak. Nëse ky rast nuk zbardhet do të shërbejë si nxitje për sulme të ngjashme. Do të dekurajojë gazetarët lokalë që punojnë me burime të kufizuara dhe në terrene të vështira” – shprehet më tej Curri.

Gazetaria në Shqipëri në klimë presioni

“Rasti i Sami Currit thjesht ‘bërtiti’ një të vërtetë që shumë gazetarë e përjetojnë pa bujë” –  thotë kreu i Këshillit Shqiptar të Medias Koloreto Cukali. “Kërcënime nga krimi, politika dhe biznesi” – shton ai.

Raporti i fundit i “Reporterët pa Kufij” (RSF), tregoi se Shqipëria ka bërë sërish hapa pas në indeksin e lirisë së medias, duke u renditur e 83-ta nga 180 vende. Dy vjet më parë raporti e rendiste Shqipërinë të fundit në Europë.

“Në Shqipëri, liria e shtypit dhe pavarësia e medias kërcënohen nga konfliktet e interesit midis botës së biznesit dhe asaj politike” – thuhet në raport.

“Për mua përgjegjësia maksimale bie mbi ata që janë pëgjegjës për modelin e biznesit në një media, pronarët dhe lexuesit” – shprehet Cukali për Deutsche Welle. “Pronarët e konsiderojnë median biznes për të bërë para e për të fituar influencë personale, pa pasur apo respektuar një kartë principesh; lexuesit duan lajme falas, duke injoruar shpesh me vetëdije faktin që media është në shërbim të atij që paguan” – shton ai.

Sipas tij hapësira për gazetari të pavarur në Shqipëri mbetet e kufizuar.

“Shumë pak hapësirë. Kryesisht gazetarinë e pavarur e mbajnë fondet e donatorëve të huaj, që është një model aspak i qendrueshëm” –  shton Cukali.

Raporti i RSF-së po ashtu thekson se “gazetarët janë viktima të akteve të frikësimit nga politikanët dhe krimi i organizuar”. Megjithatë gazetari Curri thotë se presioni nuk është vetëm fizik, por edhe ekonomik e social. “Presion është të punosh në një mjedis ku njohjet personale vështirë të shmangen. Vështirësitë financiare gjithashtu. Mbajtja e pavarësisë editoriale dhe me interes publik kushton. Puna ime fatmirësisht ka gjetur mbështetje nga donatorë të ndryshëm ndërkombëtarë” – thotë gazetari i Bulqiza.al.

Liria e medias, kriter kyç për integrimin

Liria e medias bën pjesë në të drejtat themelore që vlerësohen në kuadër të Kapitullit 23 të negociatave me BE-në. Vlerësimet ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria vijon të përballet me sfida në këtë fushë. Në këtë kuadër, iniciativa për përmirësim po zhvillohen edhe në nivel institucional dhe akademik, përfshirë një projekt të bashkëfinancuar nga BE dhe Këshilli i Evropës që synon forcimin e dialogut mes institucioneve, mediave dhe shoqërisë civile.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se progresi matet në praktikë. “Nëse procesi do të ishte transparent dhe bazuar mbi përmbushje të mirëfillta të kritereve, anëtarësimi do të ishte i vështirë” –  thotë kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali. Sipas tij, liria e medias nuk është vetëm çështje vlerësimesh, por lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e institucioneve në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.