☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,953 ▲ +0.39% ETH $2,270 ▲ +0.91% XRP $1.2549 ▲ +0.42% SOL $95.3400 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha takim me shqiptarët e Amerikës në New Jersey: Gjeta këtu ata që kontribuuan në rrëzimin e komunizmit dhe pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptaro-amerikan në New Jersey, ku theksoi rolin e jashtëzakonshëm të diasporës në Shtetet e Bashkuara për kombin shqiptar.

“Kënaqësi më të madhe që unë takohem sot me ju. Me të njëjtin besim që kam patur në mars të vitit 1991, në udhëtimin tim të parë në këtë vend të bekuar. Ai ishte udhëtimi më emocional në jetën time.

Emocionet vërshonin nga kënaqësia se unë po udhëtoja në drejtimin e duhur, pas dekadash që vendi im kishte humbur drejtimin. Kënaqësia ime e jashtëzakonshme ishte se po takoja ju, zërin e pamposhtur të shqiptarëve në liri”, u shpreh Berisha.

Ai vuri në dukje se ka pasur mundësinë të takojë “atë plejadë të diasporës shqiptare e cila kontribuoi në përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe luftoi me të gjitha mjetet për lirinë e Kosovës”.

“Ndaj dhe unë sot e konsideroj vizitën time tek ju, te pasardhësit e atyre, si një dhuratë të vyer. Fati i madh imi ishte se takova atë plejadë të diasporës shqiptare, e cila me atdhetarinë e saj, me idealet demokratike dhe me idealet kombëtare, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe luftoi me të gjitha mjetet për lirinë e Kosovës. Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara është fati i bardhë, fati i mirë i kombit shqiptar”, theksoi Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.