☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,377 ▲0.13%
DOW 45,412 ▲0.54%
NASDAQ 20,911 ▼0.18%
NAFTA 102.97 ▲3.34%
ARI 4,568 ▲0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,119 ▲ +1.11% XRP $1.3401 ▲ +1.22% SOL $83.8300 ▲ +2.8%
S&P 500 6,377 ▲0.13 % DOW 45,412 ▲0.54 % NASDAQ 20,911 ▼0.18 % NAFTA 102.97 ▲3.34 % ARI 4,568 ▲0.96 % S&P 500 6,377 ▲0.13 % DOW 45,412 ▲0.54 % NASDAQ 20,911 ▼0.18 % NAFTA 102.97 ▲3.34 % ARI 4,568 ▲0.96 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Lirimi i Gjikës, “hakmerret” Troci, nis hetim për mjekët. Transferimi u bë pa kartelë

Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjet që ndodhen pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Shpëtim Gjika, i cili është nxjerrë nga Drejtoria e Policisë katër orë pasi ishte ndaluar më 6 shkurt.

Burime të prokurorisë së Vlorës kanë thënë per “Panorama” se kanë nisur verifikimet për një plan të parapërgatitur për zbutjen e masës së sigurisë për kryetarin e Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika.

Në seancën e të dielës, gjyqtarja që më parë ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë të premten, e ka ndryshuar qëndrimin e saj, duke vendosur masën “detyrim paraqitje”, nisur nga fakti i gjendjes së rënduar shëndetësore të të dyshuarit Shpëtim Gjika.

Sipas Prokurorisë, pikërisht kjo gjendje e rënduar shëndetësore është vlerësuar e dyshimtë nga ana e Prokurorisë së Vlorës, e cila ka pasur kontakte me Gjikën ditët e fundit dhe ka konstatuar se ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Një burim i akuzës në Vlorë ka thënë dje se ngjarjet që pasuan arrestimin e Gjikës dhe paraqitja e problemeve të rënda shëndetësore dhe më tej transferimi i tij me urgjencë në Tiranë, kanë krijuar dyshime te Prokuroria e Vlorës se kjo mund të jetë një manovër për të zbutur masën e sigurisë “arrest me burg”.. gjë e cila u aprovua edhe nga gjykata.

“S’NA NJOFTUAN”
Dyshimet në fjalë janë ngritur nga Prokuroria e Vlorës, nisur nga fakti se transferimi i personit të arrestuar nga Vlora në Tiranë për një kurim më të specializuar është kryer pa u njoftuar prokurori i çështjes.

“Në bazë të Kodit të Procedurës Penale, për çdo rast transferimi të personave në paraburgim, duhet marrë leje nga ana e prokurorit që ndjek hetimin”, thanë burimet.

Sipas tyre, në rastin e transferimit të Gjikës, prokurori i çështjes është vënë në dijeni nga media. “Për këtë arsye, Prokuroria e Vlorës dyshimin e parë e ngre mbi autoritetet e burgjeve, të cilat kanë vepruar në kundërshtim me procedurën. Për organin e akuzës nuk mund të pranohet as argumenti që lëvizja ka qenë në kushte emergjence dhe nuk është bërë e mundur njoftimi i prokurorit, pasi për çdo rast kontaktohet prokurori i çështjes, ose prokurori i gatshëm dhe në pamundësi, prokurori i rrethit, kontaktet e të cilëve gjenden për çdo rast në Drejtorinë e Burgjeve, si edhe në Drejtorinë apo komisariatet e Policisë”, theksuan më tej burimet nga hetimi.

Sipas tyre, pas dërgimit të tij për kurim më të specializuar në spitalin e burgut në Tiranë, Gjika është dërguar në spitalin privat, sërish pa bërë asnjë njoftim për Prokurorinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.