Maqedonia
‘Lista e Zezë’ e SHBA-ve, i pari që e pëson është Mile Janakievski?!
Portali maqedonas “Centarnews” shkruan se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur në listën e zezë ish ministrin e transportit dhe lidhjeve, MileJanakievski. Atij i ndalohet hyrja dhe udhëtimi në SHBA dhe njëkohësisht bllokohen të gjitha llogaritë bankare jashtë Maqedonisë.
Sipas portalit në fjalë, kjo është masa e parë që SHBA-të ndërmarrin ndaj politikanëve, të dyshuar për kriminalitet dhe korrupsion.
Janakievski ishte ministri më i përfolur në “bombat” e Zoran Zaev së bashku me Sasho Mijallkov dhe Gordana Jankullovska, të cilët dhanë më pas dorëheqjen.