🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.85 ▼0.67%
ARI 4,189 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,996 ▲ +1.82% ETH $2,464 ▲ +4.7% XRP $1.3318 ▲ +2.25% SOL $105.5200 ▲ +3.56%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.85 ▼0.67 % ARI 4,189 ▲0.45 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.85 ▼0.67 % ARI 4,189 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Listat e pritjes mbeten të gjata: Deri në 18 muaj për operacionet e këllqeve

Rreth 700 pacientë janë në pritje për proteza artificiale të këllqeve. Edhe pse gjatë vitit 2025 numri i ndërhyrjeve për zëvendësimin e këllqeve dhe gjunjëve është rritur për gati 10 për qind, listat e pritjes mbeten të gjata. Në Kliniken e Kirurgjisë Torakale pacientët presin deri në 18 muaj për ndërhyrje, ndërsa në Spitalin “8 Shtatori” nuk janë bërë publike të dhëna për kohën e pritjes.

Në Spitalin “Erazmo” në Ohër pritja lëviz nga katër deri në nëntë muaj. Sipas drejtorit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, vonesat janë pasojë e rinovimit të sallave operative, por edhe për shkak se një pjesë e pacientëve zgjedhin kirurgët.

“ Kemi rreth 660 pacientë në listat e pritjes sipas informacioneve të institucioneve. Ka mbi 400 mijë proteza të këllqeve që janë me tenderë të përfunduar në institucionet kyçe, pra tek ato që kryhen pjesa më e madhe e intervenimeve. Kryesisht listat e pritjes janë të koncentruar në dy institucione Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe” 8 Shtatori”, këtu ku ka edhe rinkonstruim të sallave. Duke pasur parasysh analizën e tenderëve të realizuar për protezat e këllqeve me përgjegjësi mund të them se mungesë nuk ka, kemi mungesë të sallave operative”, deklaroi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor

Sipas drejtorit të Fondit Shëndetësor, vendi ka rezultate mesatare në operacionet e këllqeve krahasuar me rajonin, ndërsa është prapa në ndërhyrjet për gjurin.

“Mosha mesatare e pacientëve është 69 vjeç, pra targetojmë rreth 30 mijë pacientë mbi moshën 60 vjeç. Për momentin, në lidhje me operacionet e këllqeve tregon se jemi në nivel mesatar krahasuar me vendet e rajonit, pra i tejkalojmë disa shtete fqinjë, ndërsa mbetemi seriozisht mbas për operacionet e gjurit, pra radhitemi nga fundi për operacionet plastike të gjurit. Edhe pse edhe tek këllqet edhe tek gjuri i plotësojmë minimumet e intervenimeve mendoj se ka hapësirë për përmirësimin e intervenimeve të gjurit, ndërsa tek këllqet duhet të punojmë për shkurtimin e kohës se pritjes”, theksoi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor Klekovski tha se për përmirësimin e gjendjes duhet të merren masa, mes tyre sigurimi i furnizimit të pandërprerë me materiale, shpallja me kohë e tenderëve, menaxhim më efikas i listave të pritjes, standardizimi i procedurave klinike, si dhe krijimi i një regjistri të centralizuar të pritjes, me afat maksimal prej tre muajsh për ndërhyrjet jo urgjente. /Alsat.mk

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.