LIVE! PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për Hysenin. Balla: Nuk ndërhyjmë në punën e SPAK
Partia Socialiste ka rrëzuar me 76 vota kundër dhe 37 pro kërkesën e PD-së për mocion me debat për ish-kreun e SHISH-it, Vlora Hyseni, e cila aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.
Në fjalën e mbajtur nga foltorja e Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, përsëriti qëndrimin e socialistëve për mosndërhyrje dhe mbivendosje në çështjet e SPAK-ut, duke theksuar se Prokuroria e Posaçme duhet të bëjë punën e saj përmes një procesi të pavarur hetimi dhe gjykimi.
“Lidhur me hetimet ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it, qëndrimi ynë është i qartë: ne presim që organi i akuzës ta hetojë dhe ta zbardhë deri në fund. Shprehim mbështetjen për SPAK-un, të cilin të gjithë ne këtu, edhe me votimin e sotëm, do ta mbështesim që ta lëmë të bëjë punën e vet. Koha kur politika gjykonte vetveten ka përfunduar njëherë e përgjithmonë me reformën në drejtësi.
Pa asnjë ndërhyrje, pa asnjë mbivendosje, përmes një procesi të pavarur hetimi dhe gjykimi”, deklaroi Balla.
Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, u vetëdorëzua më 22 shtator pranë Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, ndërsa aktualisht ndodhet në masën “arrest në shtëpi”. Ndaj Hysenit rëndojnë akuzat Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Dyshohet se Hyseni i ka vendosur në dispozicion materiale sekrete shtetërore Ergys Agasit, i arrestuar për aferën e AKSHI-t.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.