☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,729 ▲0.08%
DOW 52,439 ▲0.12%
NASDAQ 26,476 ▼0%
NAFTA 101.90 ▲2%
ARI 4,064 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,700 ▲ +0.96% ETH $2,335 ▲ +0.73% XRP $1.3185 ▲ +0.78% SOL $101.0200 ▲ +1.05%
S&P 500 7,729 ▲0.08 % DOW 52,439 ▲0.12 % NASDAQ 26,476 ▼0 % NAFTA 101.90 ▲2 % ARI 4,064 ▼0.27 % S&P 500 7,729 ▲0.08 % DOW 52,439 ▲0.12 % NASDAQ 26,476 ▼0 % NAFTA 101.90 ▲2 % ARI 4,064 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

LIVE/ Rama: Protestat? Turmë agresive që do t’i imponohet realitetit normal të Tiranës! Mish-mash partiak

Kryeministri Edi Rama i është adresuar qytetarëve dhe studentëve me një mesazh lidhur me protestat e fundit që po zhvillohen në Tiranë.

“A është e mundur të pranohet si normalitet agresioni i një turme e cila, në emër të rinisë, të studentëve, të ardhmërisë, kërkon të na imponojë jo vetëm duke thyer xhamat e ministrive e të dyqaneve, por çdo normë të bashkëjetesës. Nuk kam parasysh veten, qeverinë, ka oparasysh të gjithë, pa përjashtim, të gjithë ata që nuk janë pjesë e këtij agresioni që përfitojnë frikë nga kjo turmë me hunësit urbanë. Kam parasysh dhe ata që nuk më duan mua si kryeministër, por duan të lëvizin lirisht, të çojnë fëmijët në shkollë, të ashtimin, të mbajnë hapur dyqanet. Duan të jetojnë pa qenë të detyruar të ndryshojnë rendin e ditës ndaj një turme agresive.

A mund të na imponohet të gjithëve një turmë që pasi ka ardhur me muaj vërdallë me britma e të shara duke shqetësuar njerëzit, duke bllokuar trafikun, duke bullizuar drejtues automjetesh. Shpërthen në furi dhune me gurë dhe me zjarr kundër qytetit, institucioneve, kundër Policisë së Shtetit. Kush janë këta dhe në emër të kujt duan të imponohen?

Një mish mash heterogjen ku janë mbledhur grupe sociale, parti politike pa asnjë lidhje me njëra-tjetrën. As dua të përsërit përfshirjen e duarve të huajve. Që kur tribuna e fjalimeve u kthye në grumbullim korbash e sorrash, ne jemi populli, ne nuk e duam më këtë qeveri, nuk e pranojmë më këtë kryeministër. Keqkuptim i madh.

Ky grup s’ka autorizim për të folur në emër të popullit. Populli flet vetë dhe as kjo turmë e verbër e as ne, i jep mandatet për të folur e për të vendosur në emër të tij.

Liria dhe e drejta e atyre që duan t’ua imponojnë të tjerëve mendjen, idetë mbaron aty ku mbaron liria dhe e drejta e të tjerëve për të pasur qëndrimet dhe bindjet e tyre. Dhe mbi të gjitha, jetën e tyre. Çfarë sollën për popullin dhe për vendin e dimë mirë që të gjithë. E dinë ata që dinë historinë dhe nuk ngatërrojnë Ismail Qemalin me Kadarenë.

A është e mundur të mirëkuptohet e gjithë kjo furi dhune, presionesh e shantazhesh që gëlojnë në rrjetet sociale ndaj kujtdo që nuk i bindet agresionit. Që nuk i bën hosana. Një turmë që nuk kërkon vetëm të dëgjohet, por dhe të mbështetet pa kushte në kuturisjen antidemokratike ku në fjalorin e vet bazik, në emër të rinisë, s’ka asnjë fije respekti për asnjë normë sjelljeje.

Mua personalisht më rezulton e pamundur ta mirëkuptoj këtë sulm formal mbi kodin e qytetërimit tonë. As tradita familjare shqiptare, as normat demokratike, nuk kanë të përbashkët me përmbajtjen vulgare të këtij sulmi të dhunshëm gjuhësor në emër të rinisë, studentëve. Gjuha kocka s’ka, por kocka thyen”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.