LIVE/ Shqipëria pranë golit të dytë, Manaj shkund shtyllën! Predha e Asllanit na mban në avantazh, kuqezinjtë për vendin
Shqipëria pret San Marinon në sfidën e katërt të Nations League, me kuqezinjtë që e kanë detyrim fitoren, teksa kërkohet edhe goleadë, teksa takimi ka nisur në orën 20:45.
Kuqezinjtë i kanë fituar të pesta përballjet kundër San Marinos, ndërsa kanë shënuar 16 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë.
Ashtu siç e tha Maran, në portë starton Dajsinani, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj. Hsyaj dhe Pilo do të luajnë më të avancuar nga krahët, ndërsa mesfusha përbëhet nga Asllani dhe Shehu. Në sulm, Muçi dhe Hoxha do të mbështesin Manajn.
Drejtësi në këtë takim do të vendosë turku Mehmet Türkmen, i cili do të mbështetet nga tre bashkëkombësit e tij në fushë dhe dy të tjerë në VAR.
Shqipëri 1-0 San Marino
Asllani 11′
Kronika e ndeshjes:
22′ Manaj godet brenda zonës, por topi përplaset në shtyllë.
11′ Kristjan Asllani tund rrjetën, Shqiperia kryeson 1-0. Mesfushori kuqezi lëshoi një goditje të fortë, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke i dhënë Shqipërisë avantazhin.
(Video)
8′ Manaj godet me të djathtën në hyrje të zonës, por ndalet nga portieri Colombo.
7′ Pilo pason për Muçin, me këtë të fundit që godet me të djathtën, duke e çuar topin jashtë.
5′ Hysaj hedh një krosim në zonë dhe Asllani godet me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë.
1′ Starton sfida!



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.