☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,765 ▼0.24%
DOW 47,366 ▼0.71%
NASDAQ 22,688 ▼0.04%
NAFTA 86.72 ▲3.92%
ARI 5,178 ▼1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,604 ▼ -0.03% ETH $2,062 ▼ -0.06% XRP $1.3915 ▼ -1.31% SOL $86.9700 ▼ -0.93%
S&P 500 6,765 ▼0.24 % DOW 47,366 ▼0.71 % NASDAQ 22,688 ▼0.04 % NAFTA 86.72 ▲3.92 % ARI 5,178 ▼1.22 % S&P 500 6,765 ▼0.24 % DOW 47,366 ▼0.71 % NASDAQ 22,688 ▼0.04 % NAFTA 86.72 ▲3.92 % ARI 5,178 ▼1.22 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kronika

“Llalla nuk takoi zyrtarë të lartë”. Zyrtari i SHBA: Vizat po u refuzohen edhe prokurorëve

Prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla, bashkë me një grup prokurorësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara për një vizitë pune 5-ditore.
Burime jozyrtare pohuan për Top Channel se drejt Amerikës Llalla ka udhëtuar me kryeprokurorin e Tiranës Petrit Fusha, kryeprokurorin e Krimeve të Rënda të komanduar Besim Hajdarmataj dhe kryeprokurorin e Durrësit.
Takimet kanë nisur këtë të hënë ndërkohë që zyra e shtypit nuk ka bërë ende publike se cila është axhenda e takimeve që po zhvillon në SHBA delegacioni i prokurorëve, i kryesuar nga LLalla.
Disa media në Tiranë njoftuan për takime të zotit Llalla me zyrtarë amerikanë si të Byrosë Federale të Hetimit, apo agjencive të tjera ligjzbatuese.
Por Top Channel mësoi se zoti Llalla nuk ka patur takime me zyrtarë të lartë në Byronë Federale të Hetimit, FBI, ose Administraten Ligjzbatuese të Antidrogës, DEA.
Për më tepër, zyrtarë të SHBA kanë konfirmuar se, “procesi i refuzimit të vizave për zyrtarë të korruptuar është aplikuar jo vetëm ndaj gjykatësve, por edhe prokurorëve dhe vazhdon të aplikohet”.
Këto citime janë reagimi i parë amerikan që duket se nuk shmang përplasjen me kryeprokurorin Llalla. Jozyrtarisht, zyrtarët amerikanë kanë shprehur në më shumë se njëherë jodakortësinë me veprimet apo mosveprimet e Prokurorisë së Përgjithshme.
Përgënjeshtrimi që ata i bëjnë lajmeve për nivelin e takimeve të kryeprokurorit dhe mesazhit se tashmë në listën e zyrtarëve shqiptarë që po u refuzohen vizat janë edhe vartës të Adriatik Llallës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.