☁️
Tiranë 30°C · Vranët 10 June 2026
S&P 500 7,366 ▼0.28%
DOW 50,512 ▼0.71%
NASDAQ 25,584 ▼0.37%
NAFTA 90.06 ▲2.11%
ARI 4,180 ▼2.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,933 ▲ +1.01% ETH $1,643 ▲ +0.26% XRP $1.1221 ▼ -1.06% SOL $64.8400 ▲ +0.57%
S&P 500 7,366 ▼0.28 % DOW 50,512 ▼0.71 % NASDAQ 25,584 ▼0.37 % NAFTA 90.06 ▲2.11 % ARI 4,180 ▼2.48 % S&P 500 7,366 ▼0.28 % DOW 50,512 ▼0.71 % NASDAQ 25,584 ▼0.37 % NAFTA 90.06 ▲2.11 % ARI 4,180 ▼2.48 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Llalla reagon për prokurorin e korruptuar, një falenderim për median dhe apel për qytetarët

Prokuroria për Krime të Rënda nis hetimet pas pamjeve të emisionit “Stop” ku shihet oficeri i policisë gjyqësore, Fatos Lushi teksa i marr një qytetari 18 mijë euro në emër të prokurorit Ardian Braho.

Prokuroriaka nisur menjeherë hetimin për veprën penale të korrupsionit pasiv të “gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka urdhëruar pezullimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ardian Braho, që kishte nën hetim një rast, për të cilin oficeri i Policisë Gjyqësore, Fatos Lushi, shfaqet në pamje televizive duke marrë shumën prej 18.000 eurove nga një qytetar që kishte një çështje në hetim pranë Prokurorisë së Tiranës.

“Ndërkohë që po vijojnë veprimet e nevojshme proceduriale nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, Prokuroria e Përgjithshme shpreh vlerësimin për angazhimin e emisionit “Stop”, si edhe të medias në përgjithësi, për denoncimin e rasteve korruptive në sistemin e drejtësisë dhe brenda radhëve të Prokurorisë në veçanti.

Prokuroria e Përgjithshme nxit çdo medium dhe çdo qytetar që të denoncojë rastet e korrupsionit në drejtësi, duke dhënë në këtë mënyrë ndihmesën për përmirësimin e mëtejshëm të dhënies së drejtësisë në Shqipëri”, thuhet në një njoftim zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme.

1 Koment

  • populli 28 September 2016, 22:18

    Llalla para drejtesise per shfrytezim te postit zyrtar ne favor te fashizmit te sali berisha,per vjedhje,korrupsion masiv,krime te renda kunder popullit shqipetar dhe per dhunim te drejtave te popullit shqipetar.NATO te vije ne Tirane per te bombarduar gjykaten Kushtetutese,sali Berishen lulezim bashen dhe deputetet e PD fashiste.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.