☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.60 ▲0.05%
ARI 4,680 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,071 ▲ +3.31% ETH $2,129 ▲ +4.39% XRP $1.3423 ▲ +3.14% SOL $81.5300 ▲ +2.25%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.60 ▲0.05 % ARI 4,680 ▲0 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.60 ▲0.05 % ARI 4,680 ▲0 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Lleshaj: Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor, policia do kryejë detyrën e ruajtjes së rendit publik

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë emisionit “Opinion” theksoi se zgjedhjet do bëhen më 30 qershor. Sipas tij, “kjo datë nuk ndryshon”.

“30 qershori është një datë që vjen, sa i përket zgjedhjeve vijnë jo për vullnet të Presidentit por si vullnetit të Shqiptarëve. 30 qershori është data e fundit. Ka një arbitër shumë të qartë që është Kolegji Zgjedhor. Kjo datë është e deklaruar nga Kushtetuta e Shqipërisë”, tha ministri i Brendshëm.

Në datën 30 qershor nuk do të ketë përplasje civile. Sipas ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj vendi nuk rrezikon përplasje civile, pasi nuk ka konflikt civil. “Atë ditë probleme mund të ketë, të rendit publik, të kriminalitetit por në aspektin civil jo” tha ministri

“Policia nuk është këtu për të përballuar masivisht të gjithë popullin shqiptar. Në qoftë se ne kemi këtë ide që i gjithë populli shqiptar do të ngrihet kundër zgjedhjeve, policia do të bëjë asgjë, fare. S’do të merret. Sepse policia nuk është këtu për të frenuar popullin shqiptar që të bëjë atë që do populli shqiptar” shtoi Lleshaj

“Policia ekziston për t’u marrë me kriminelët dhe policia shqiptare është plotësisht në gjendje të merret me kriminelët, sepse kriminelët janë pak, nuk janë shumë, nuk janë shumicë. Kriminelët janë pak në Shqipëri.  Në qoftë se opozita ka popullin me vete? Po opozita mund t’i fitojë zgjedhjet fare kollaj pastaj”, shtoi Lleshaj

Sipas tij shqiptarët nuk janë të ndarë, por ajo që është e ndarë është politika.

“Pjesërisht politika ndikon, por pjesërisht. Partitë politike janë në një moment të vështirë. Ka përçarje dhe më të madhe se kaq, kjo është një diskutim politik midis dy grupeve politike apo midis një grupi që ka lënë politikën. Përfaqësimi vjen nga zgjedhjet”.

Ministri i Brendshëm nuk pranoi të komentoi përgjimet e publikuara në “Bild”, teksa ka theksuar se ato duhen verifikuar.   “Për zgjedhjet në Durrës dhe në Dibër nuk kam gjykim për ato. Këto përgjime  më lenë një shije të keqe kur i dëgjoj, problem është që duhet në verifikohen”, tha Lleshaj.

“Iu them me përgjegjësi të plotë se për arsye morale nuk mund të përjashtohet dikush nga Policia e Shtetit. Duhet të provohet diçka që të përjashtohet. Dorëheqja duhet të ishte e rekomandueshme”, tha ministri i Brendshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.