Ekonomia

Llotaria e kuponit tatimor, Posta Shqiptare: Sistemi informatik për përzgjedhjen e fituesve është zhvilluar nga MF

Posta Shqiptare informoi sot publikun se, i gjithë sistemi informatik për përzgjedhjen e fituesve të llotarisë së kuponit tatimor është zhvilluar nga Ministria e Financave dhe po i njëjti institucion ka vendosur edhe rregullat dhe kushtet e lojës.

Në një njoftim për shtyp, Posta Shqiptare bën të ditur se, për sa i përket rolit të Postës Shqiptare në këtë proces, ajo ka përmbushur me mjaft përpikmëri dhe korrektesë marrëveshjen dypalëshe duke vendosur në dispozicion informacionin e mbledhur mbi bazën e vetëdeklarimit të klientit për numrin e kuponave tatimorë në copë dhe në vlerë. Në asnjë moment, Posta Shqiptare nuk ka pasur të drejtën për të verifikuar apo për të ndërhyrë në përmbajtjen e zarfave të pranuar në sportelet e saj.

Pas dorëzimit të zarfave nga qytetarët, Posta ka vijuar me dorëzimin e tyre pranë Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë duke përmbyllur ketu të gjitha detyrimet e saj në lidhje me këtë proces. “Gjithashtu, kërkojmë të theksojmë se Posta Shqiptare nuk ka pasur asnjë përfaqësues të saj pjesëtar të komisionit përzgjedhës të fituesve të kësaj llotarie”, thuhet në njoftimin e Postës Shqiptare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button