LONDËR – Johnson: I gatshëm të përjashtoj konservatorët rebelë
Kryeministri britanik, Boris Johnson është i gatshëm të përjashtojë nga grupi parlamentar të gjithë deputetët rebelë që do t’i bashkohen këtë javë Partisë Laburiste dhe forcave të tjera të opozitës për të miratuar një ligj që ata synojnë t’i paraqesin qeverisë për shtyrjen e Brexit pas datës 31 tetor dhe të shmangin hipotezën pa marrëveshje, sipas burimeve të Downing Street.
Vendimi i kryeministrit, një ditë para rihapjes së shkurtër Westminster, para pezullimit të kundërshtuar nga java e ardhshme deri më 14 tetor, ka si objektiv të forcojë disiplinën e partisë edhe me çmimin e prishjes së qeverisë.
Dhe sipas BBC-së, Johnson, në rast dështimi, është i vendosur të kërkojë menjëherë zgjedhje të reja të parakohshme duke lënë jashtë të gjithë konservatorët e moderuar që kundërshtojnë hapur qëndrimin e tij në mbështetje të një daljeje nga BE me çdo çmim.