🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 21 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $58,169 ▼ -5.89% ETH $1,654 ▼ -5.6% XRP $0.9041 ▼ -5.37% SOL $68.8300 ▼ -4.47%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
21 Nën 2026
Breaking
Bota

LONDËR – Pas Brexit-it, Miliband nuk përjashton mundësinë e rikthimit të Britanisë së Madhe në BE

– Sekretari i Jashtëm britanik, Ed Miliband, deklaroi se të gjitha alternativat për marrëdhëniet e ardhshme mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian mbeten të hapura, përfshirë edhe mundësinë e rikthimit të vendit në BE.

Deklarata vjen ndërsa kryeministri britanik Andy Burnham, synon të zhvillojë bisedime joformale me Brukselin gjatë 12 muajve të ardhshëm, për të shqyrtuar mundësitë e afrimit të mëtejshëm me BE-në.

Në një intervistë për BBC, Miliband tha se bota ka ndryshuar ndjeshëm që nga referendumi i vitit 2016, kur britanikët votuan për largimin nga Bashkimi Evropian.

Ai theksoi se qeveria do të shqyrtojë përfitimet dhe kostot e të gjitha alternativave, duke nënvizuar se për këtë parlament, do të respektohen vijat e kuqe, të përcaktuara në programin zgjedhor të Partisë Laburiste të vitit 2024.

Këto përjashtojnë rikthimin në tregun e përbashkët, bashkimin doganor dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ndërkohë, marrëveshjet e arritura dje mes Londrës dhe Brukselit përfshijnë tri fusha kryesore:

  • Tregtia ushqimore: Nga 1 marsi 2028 do të hiqen shumica e kontrolleve dhe kufizimeve pas Brexit-it për produktet ushqimore dhe bujqësore.
  • Emetimet e karbonit: Marrëveshja për sistemet e tregtimit të emetimeve, që do të zbatohet nga fillimi i vitit 2028, do të përjashtojë rreth 6,5 miliardë paund eksporte britanike, përfshirë çelikun dhe aluminin, nga taksat kufitare të BE-së për karbonin.
  • Lëvizja e të rinjve: Një skemë e re do t’u mundësojë qytetarëve britanikë dhe atyre të BE-së, të moshës 18–31 vjeç, të jetojnë dhe punojnë në territoret e njëri-tjetrit deri në tre vjet. Parashikohen 100 mijë viza në vit.

Sipas dokumenteve të qeverisë britanike, të rinjtë e parë pritet të përfitojnë nga kjo skemë jo më vonë se janari 2030.

Një çështje ende e pazgjidhur, mbetet tarifa e studimeve universitare për studentët e BE-së në universitetet britanike.

Brukseli kërkon që ata të paguajnë të njëjtat tarifa si studentët britanikë, duke i ulur ato nga deri në 38 mijë paund në vit në rreth 9 970 paund.

Qeveria britanike ka shprehur rezerva për shkak të ndikimit financiar që kjo mund të ketë te universitetet.

Sipas vlerësimeve të Universitetit të Mançesterit, një ndryshim i tillë mund t’i kushtojë sektorit të arsimit të lartë rreth 500 milionë paund në vit.

Megjithatë, Miliband siguroi se tri marrëveshjet e arritura do të zbatohen sipas afateve të përcaktuara, duke sqaruar se çështja e tarifave universitare është një negociatë më vete.

Qeveria britanike vlerëson se marrëveshjet e reja me BE-në, mund të rrisin Prodhimin e Brendshëm Bruto me 0,5% deri në vitin 2040, duke i sjellë ekonomisë rreth 17 miliardë paund shtesë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.