☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.73 ▲4.08%
ARI 4,368 ▼0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,286 ▲ +2.01% ETH $2,134 ▲ +3.09% XRP $1.4140 ▲ +1.65% SOL $90.1300 ▲ +3.36%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.73 ▲4.08 % ARI 4,368 ▼0.89 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.73 ▲4.08 % ARI 4,368 ▼0.89 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Lonely Planet : Via Dinarica, një korridor kulturor në të gjithë Ballkanin

Agjencia e njohur në promovimin e turizmit në botë, Lonely Planet i ka kushtuar një reportazh të detajuar, një udhëtimi të veçantë që sipas tij ia vlen të realizohet për të gjithë ata që kanë shpirt aventurier.

Reportazhi flet për Via Dinarica, një shtegtim i madh, i cili përshkon vendet e Ballkanit Perëndimor, me gjatësi 1930km.

Nga veriu në jug, arteria kryesore është e njohur si Trajektorja e Bardhë dhe përshkon: Slloveninë, Kroacinë, Bosnje- Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë dhe lidh alpet Dinarime me ato të Sharit.

Për të realizuar të gjithë këtë udhëtim do të duhen tre muaj, tre ditë e tre orë. Misioni, shkruan Lonely Planet është që turistët e aventurës të mund të zbulojnë Ballkanin me kulturën dhe veçantitë e tyre. I gjithë shtegu është i markuar dhe ka seksione të ndara në Bosnje, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni.

Shqipëri – Kosovë dhe Kosovë – Maqedoni

Alpet e Shqipërisë, shkruan Lonly Planet renditen në majën e këtij itinerari për shkak të mjedisit surprizues.

Synimi është që të realizohet kombinimi i duhur mes aventurës dhe autenticitetit. Maja të ashpëra, shtigje të markuara, banesa tradicionale, ushqim i freskët dhe mikpritje nga vendasit. Kjo është ajo që ofron ky projekt.

Udhëtimi nis nga qyteti i Shkodrës, për të vazhduar më pas në fshatin e Thethit. Një udhëtim që zgjat 7 orë dhe arrin deri në lartësinë 2,700 metra mbi nivelin e detit, përgjatë Valbonës dhe Parkut Kombëtar. Rrugëtimi vazhdon në kufirin me Kosovën, ku shtegtarët mund të qendrojnë në shtëpitë karakteristike të Dobërdollit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.