🌦️
Tiranë 21°C · Rrebesh i lehtë 21 Tetor 2026
S&P 500 7,714 ▲0.02%
DOW 52,437 ▼0.11%
NASDAQ 26,530 ▲0.4%
NAFTA 97.75 ▼0.07%
ARI 4,142 ▼0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $83,856 ▲ +1.05% ETH $2,470 ▲ +0.52% XRP $1.3619 ▲ +2.35% SOL $106.5800 ▼ -0.94%
S&P 500 7,714 ▲0.02 % DOW 52,437 ▼0.11 % NASDAQ 26,530 ▲0.4 % NAFTA 97.75 ▼0.07 % ARI 4,142 ▼0 % S&P 500 7,714 ▲0.02 % DOW 52,437 ▼0.11 % NASDAQ 26,530 ▲0.4 % NAFTA 97.75 ▼0.07 % ARI 4,142 ▼0 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

Lorenc Vangjeli: Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Perëndim, çengeli që do na afrojë me Evropën

Në emisionin “Trialog” në RTSH, analisti Lorenc Vangjeli komentoi procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke e cilësuar çdo përparim si një moment pozitiv për vendin.

Ai u ndal te deklarata e kryeministrit, duke e interpretuar si një sinjal realist se procesi i integrimit “nuk është fundi, por fillimi i fundit”, pra një fazë e re dhe jo përmbyllje e menjëhershme.

Në përfundim, Vangjeli theksoi se lidhja më e fortë e Shqipërisë me Europën sot mund të jetë diaspora shqiptare në vendet perëndimore, të cilën ai e cilësoi si një “urë” të rëndësishme që mund ta afrojë vendin më shumë me BE-në.

“Çdo mundësi, çdo sukses, çdo arritje e dukshme për shqiptarët është një moment i artë për të duartrokitur. Më bëri habi një fjalë e kryeministrit kur shpjegoi me realizëm kur tha që ky nuk është fundi i procesit përkundrazi është fillimi i fundit.

Kur Evropa ishte e etur për zgjerim, kishte rënë Muri i Berlinit dukej se nuk kishte më armiq dhe histori për të shkruar, Shqipëria çuditërisht ishte shumë afër të bërit jo vetëm anëtar i BE-së, e humbëm atë tren më pas në 2003 me samitin e famshëm të Selanikut ndryshoi dhe Evropa, nga etja për zgjerim u shndërruar në një derë gjithmonë e më të mbyllur. Kësaj radhe, për arsye që nuk varen shumë nga Shqipëria duket që po i afrohemi edhe një herë këtij pragu.

Kam përshtypjen se e vetmja gjë evropiane që kemi ne është ajo 1/3 e qytetarëve shqiptarë me dhe pa të drejtë vote të cilat ndodhen në perëndim dhe ndoshta është çengeli që do të na afrojë më shumë me Evropën”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.