☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 26 May 2026
S&P 500 7,519 ▲0.61%
DOW 50,462 ▼0.23%
NASDAQ 26,656 ▲1.19%
NAFTA 93.57 ▼3.14%
ARI 4,507 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
₿ CRYPTO
BTC $75,972 ▼ -1.76% ETH $2,072 ▼ -1.83% XRP $1.3308 ▼ -1.85% SOL $83.7100 ▼ -2.06%
S&P 500 7,519 ▲0.61 % DOW 50,462 ▼0.23 % NASDAQ 26,656 ▲1.19 % NAFTA 93.57 ▼3.14 % ARI 4,507 ▼0.35 % S&P 500 7,519 ▲0.61 % DOW 50,462 ▼0.23 % NASDAQ 26,656 ▲1.19 % NAFTA 93.57 ▼3.14 % ARI 4,507 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
26 May 2026
Breaking
Politika

Preç Zogaj: IBAR nuk është fundi i rrugës, integrimi në BE kërkon zbatim të standardeve

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, e cilësoi si lajm të mirë çdo hap të Shqipërisë në procesin e integrimit europian, por theksoi se vendi ndodhet ende në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Zogaj u shpreh se shoqëria shqiptare është frustruar nga zgjatja e procesit të integrimit, i cili ka kaluar më shumë se dy dekada, por sipas tij kjo lidhet edhe me kontekstin dhe politikat e zgjerimit të BE-së.

“Është lajm i mirë, secili prej stacio0neve të rrugës së gjatë që është bërë për integrimin që është arritur dhe është kaluar me sukses ka qenë një lajmë i mirë. Shoqëria shqiptare është frustruar nga gjithë kjo kohë që ka marrë ky proces dhe bëhen më shumë se dy dekada tashmë por megjithatë kështu ka qenë edhe konteksti edhe politikat e zgjerimit nuk kanë qenë kaq fleksibël sa janë tani. Është një hap tjetër siç e tha dhe kryeministri me të drejtë që ta kuptojnë të gjithë se ka një keqkuptim për IBAR-in, duket sikur është fundi sepse tonet që përdoren janë disi triumfaliste dhe krijon keqkuptime por ky është një stacion dhe ne jemi akoma në rrugë”, u shpreh Zogaj.

Sipas Zogajt, procesi i integrimit nuk përmbyllet me dokumente apo procedura formale, por me zbatimin e legjislacionit dhe standardeve demokratike në të gjitha fushat.

Ai theksoi se drejtësia mbetet elementi kyç për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Tani jemi në një fazë si të jetë xhiro e fundit po ta krahasojmë me një garë, porti është fundi por të gjithë duhet të jemi të gëzuar. Për integrimin të gjithë duhet të sillemi si të jemi qeveri, edhe opozita. Procesi i integrimit finalizohet përmes zbatimit të gjithë legjislacionit që përshtat Shqipëria për tu pranuar në BE, në fund integrimi është zbatimi i këtyre ligjeve nuk janë letrat, janë standardet e demokracisë në të gjitha fushat. Unë them atë që në mënyrë figurative mund ta quajmë Porta e Herkulit për integrimin është drejtësia. Ka pas një kompromis për drejtësinë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.