⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,586 ▲0.59%
DOW 51,870 ▼0.22%
NASDAQ 25,425 ▲1.04%
NAFTA 96.10 ▼0.37%
ARI 3,943 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,670 ▲ +0.83% ETH $2,296 ▲ +1.89% XRP $1.2821 ▲ +3.43% SOL $93.5200 ▲ +1.5%
S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,425 ▲1.04 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,943 ▼0.67 % S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,425 ▲1.04 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,943 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

LSDM: Buxheti është bosh, rrezikohen pensionet

Partia opozitare LSDM akuzon Qeverinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski se po e shkatërron në mënyrë sistematike sistemin pensional në Maqedoninë e Veriut, duke paralajmëruar se mungesa e mjeteve financiare rrezikon pagesën e pensioneve dhe funksionimin e shtyllës së dytë pensionale.

Në një konferencë për media, anëtarja e Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së, Renata Mladenovska, deklaroi se mungesa e fondeve në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor (FSPI) është rritur në 40 për qind, ndërsa sipas saj, është vënë në pikëpyetje edhe e ardhmja e shtyllës së dytë pensionale.

Ajo iu referua edhe deklaratës së guvernatorit Trajko Sllaveski, sipas të cilit deri në 80 për qind e qytetarëve që do të dalin në pension në periudhën 2030–2032 nuk do të arrijnë të sigurojnë as pensionin minimal.

Sipas LSDM-së, Qeveria po planifikon dobësimin ose shfuqizimin e shtyllës së dytë pensionale, duke rikthyer kontributet e punëtorëve nga fondet private në fondin shtetëror FSPI. Sipas opozitës, një veprim i tillë do t’i bëjë pensionistët e ardhshëm të varen vetëm nga buxheti i shtetit, i cili, sipas tyre, tashmë ndodhet në gjendje të rënduar financiare.

Mladenovska akuzoi gjithashtu Qeverinë se për vetëm dy vjet e ka rritur borxhin publik me 2.5 miliardë euro dhe se deficiti buxhetor për të gjithë vitin është shpenzuar që në gjysmën e parë të vitit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.