☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 97.30 ▼1.74%
ARI 4,203 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,701 ▲ +1.19% ETH $2,430 ▲ +0.8% XRP $1.3120 ▲ +1.44% SOL $105.6400 ▲ +2.13%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.30 ▼1.74 % ARI 4,203 ▲0.53 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.30 ▼1.74 % ARI 4,203 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

LSDM: Mickoski kopjon Vuçiqin me skenarin për zgjedhje të parakohshme

Mickoski kërkon t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme për të fshehur arkën e zbrazët të shtetit, e cila u boshatis nga grabitjet përmes tenderëve. Por edhe premtimet e pambajtura ndaj qytetarëve, gjendja katastrofike ekonomike, varfëria në rritje, thuhet në reagimin e LSDM-së.

“Nuk ka asnjë fushë në vend ku gjendja është e mirë, përkundrazi, në vetëm 2 vite situata ka shkuar keq e më keq. Dhe vetëm sa do të përkeqësohet.

Populli jeton më keq, me më pak para, me kuleta bosh, rrogat janë më të ulëtat në Evropë. Ekonomia është në rënie, subvencionet janë ulur, investimet e huaja janë 60% më të ulëta, inflacioni është dy herë më i lartë se eurozona, varfëria është rritur me 22% në vitin e parë dhe borxhet janë rritur me 2.5 miliardë euro.

A e dini pse po shpall zgjedhje sot?

Sepse dje Vuçiq shpalli zgjedhjet e mundshme në 3 deri në 4 muaj.

Tek ne qeveria teknike zgjat 100 ditë. Mickoski duhet t’i përshtatet zgjedhjeve në të njëjtën kohë. Ai nuk duhet të presë që të bjerë.Orban ka rënë, siç e paralajmëruam. E pas Orbanit vjen Vuçiq, pastaj Mickoski. Ky është urdhri. Organizata kriminale po bie”, akuzojnë nga LSDM.

Nga atje thonë se nuk do t’i japin Mickovskit alibi për të mbuluar pasojat e politikës, korrupsionit dhe krimit të tij.

“Do të ketë zgjedhje, sepse ai e ka hartuar tashmë skenarin, por nuk do të jetë në gjendje të shpëtojë veten dhe bandën e tij që shkatërroi vendin.

Mbetet vetëm të shihet se cili satelit i OBRM-PDUKM-së do të shfaqet si një opozitë e rreme për të kërkuar zgjedhje”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.