Maqedonia

LSDM: “Në fund të mandatit Nikolla Gruevski bën investime të rrejshme”

Nga LSDM-ja kanë reaguar për eventin e djeshëm të VMRO-DPMNE-së ku promovuan investimet e reja në hekurudha, mes të cilave edhe trenin e ri, dhe njoftuan që do investohen rreth 600 milion euro në këtë sektor. Në kumtesën e LSDM-së thuhet se këto investime janë virtuale dhe nuk janë reale.

“Gënjeshtra më e re është është 600 milion eurot e investuara në hekurudha. Njeriu që është realizuesi kryesor i shemave në të Gruevskit “Nuk kemi për bukë kurse harxhojmë për çokolata”, Zoran Stavrevski, tha se që nga viti 2012 janë investuar 600 milion euro në hekurudha. Kë mashtrojnë Gruevski dhe Stavrevski? Cilat investime 600 milion dollarësh në hekurudha. Gjatë kohës së mandatit të Gruevskit prej tre deri në katër herë është zvogëluar numri total i lokomotivave dhe garniturave të udhëtarëve për shkak të riparimit jo të rregullt.”– thonë nga LSDM, njoftonPortalb.

Në kumtesën e tyre më tej thuhet se me siguri Gruevski dhe Stavrevski i kanë ngatërruar milionat e shpenzuara për përmendore duke i llogaritur si investime në hekurudha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button