☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,576 ▲0.46%
DOW 51,737 ▼0.48%
NASDAQ 25,408 ▲0.97%
NAFTA 95.77 ▼0.72%
ARI 3,940 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,664 ▲ +0.49% ETH $2,298 ▲ +1.64% XRP $1.2841 ▲ +3.12% SOL $93.4200 ▲ +0.63%
S&P 500 7,576 ▲0.46 % DOW 51,737 ▼0.48 % NASDAQ 25,408 ▲0.97 % NAFTA 95.77 ▼0.72 % ARI 3,940 ▼0.75 % S&P 500 7,576 ▲0.46 % DOW 51,737 ▼0.48 % NASDAQ 25,408 ▲0.97 % NAFTA 95.77 ▼0.72 % ARI 3,940 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

LSDM ngriti kallëzim kundër oficerëve të policisë dhe Manasievskit: Sekretet zyrtare përfunduan në OBRM-PDUKM

Kanë kaluar 9 ditë nga sulmi ndaj aktivistëve të rinj në Novo Selo dhe deri më tani askush nuk është thirrur për t’u marrë në pyetje, nuk ka hetim, nuk ka asgjë, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

Qeveria i mbron autorët, Prokuroria Publike hesht, Ministria e Brendshme hesht. Së pari i sulmuan fizikisht aktivistët e rinj, pastaj publikisht, me gënjeshtra dhe trillime.

Menduan se do t’i heshtnin. OBRM-PDUKM publikoi të dhëna konfidenciale nga dokumentet e Stacionit Policor të Strumicës në një konferencë për shtyp.

Dokumente dhe të dhëna në të cilat ata nuk kanë të drejtë qasjeje dhe të cilat mbahen si sekret zyrtar. Dhe ky është një krim i ri.A menduan se do të shpëtonin?

U mashtruan. LSDM sot ngriti kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike dhe në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar.

1. Kundër oficerëve të policisë në SPB të Strumicës për disa vepra penale:

– Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, me qasje në të dhënat penale dhe nxjerrje të dokumenteve konfidenciale që u janë dhënë dhe kanë përfunduar në OBRM-PDUKM.

– Zbulimi i sekreteve zyrtare (neni 360 i Kodit Penal), sepse të dhënat nga evidencat penale përfaqësojnë informacion të klasifikuar dhe sekret zyrtar dhe përfunduan në OBRM-PDUKM.

– Keqpërdorimi i të dhënave personale (neni 149), sepse ato mundësuan që të dhënat nga një kategori e veçantë (evidenca penale) të përdoren për qëllime partiake të OBRM-PDUKM, krejtësisht të ndryshme nga ajo për të cilën janë mbledhur.

2. Për më tepër, u ngritën kallëzime penale kundër Valentin Manasievskit nga OBRM-PDUKM për:

– Keqpërdorimi i të dhënave personale. Sepse pa asnjë bazë ligjore, ai publikisht prezantoi dhe komunikoi të dhëna nga evidencat penale përmes mediave të informimit publik.

– Nxitja (neni 23 i Kodit Penal) për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ai, në mënyrë të pavarur ose përmes ndërmjetësve, me dashje i ka nxitur të pandehurit e parë për të kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe zbulimit të sekreteve zyrtare”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.