Politika

LSI kundër Ministrit Beqja për shkurtimet në spitale Tavo: Reforma shumë e gabuar

Aleate ne qeverisje, por jo ne nje mendje sa i perket reformave. Vangjel Tavo deputet i Levizjes Socialiste per Integrim insiston se nisma e ndermarre nga kolegu i Partise Socialiste ne krye te Shendetesise Ilir Beqja per te shkurtuar personelin ne spitalet e vendit eshte e gabuar.

Reforma eshte shume e gabuar.  Fryrja e struktures spitalore eshte argumenti me te cilin ministri i Shendetesise mbron reformen e ndermarre, por ish ministri Tavo jep nje tjeter panorame

“Nese do t’i referohemi numri te shtreteve ne spitale nisur nga QSUT ka mungese te theksuar jo te shkurtojme ende. Statistikat qe kam pasur kur kam qene minister. Ka nevoje sistemi yne per me shume personel. Nuk mund te justifikohet as ne kete pike”.

Justifikim Tavos nuk i duket as rishperndarja e fondit te pagave  per te permbushur nevojat e spitaleve per me shume ilace apo material mjeksore. Madje ish-ministri mendon se ne kushtet kur buxheti per shendetesine eshte i pamajftueshem shkurtimi I personelit mund ta agravonte problemin, jo ta zgjidhte ate.
“Nuk eshte zgjidhja. Fondi qe perfiton eshte nje pike ne oqean edhe ne kete pike jam kunder shkurtimeve te personelit ne sistemin spitalore. Duke u nisur nga fondet per te zgjidhur cilesine jam shprehur te kemi kete lloj amortizatorit e kryen personeli infermier, mami apo edhe sanitare. Jam shprehur qe eshte nje vendim shume i gabuar.  Nuk do t’i referohesha thjesht problemeve sociale qe krijohen duke bere shkurtime ne kete kohe duke hequr nga puna njerez qe sherbejne 15 -20 vjet. Me problematike dhe qe e thellon problemin eshte qe ky shkurtim eshte çeshtja e nenfinancimit ne sistemin shendetesor nga buxheti i shtetit”.

Te njejtat kritika Tavo shprehet se mund tja perseriste ministrit Beqja i cili edhe nje dite me pare mbrojti reformen ne sistemin shendetesor perpara deputeteve,  por nje takim ne baze e detyroi te mungote.  I pranishem ne kete seance degjimore nuk ishte as ish ministri i Shendetesise Petrti Vasili nje tjeter ze kritik i Levizjes Socialiste per Integrim ndaj shkurtimeve ne spitale. Qendrimin e tyre kunder kesaj reforme aleatet e LSI ja kane beret e ditur edhe kryeministrit Edi Rama megjithate minsitri i Shendetesise edhe nje dite me pare mbrojti idene se ne spitalet rajonale pas reformes do te kete mbi 500 punonjes me pak shifer kjo qe deputetet  e opozites eshte shume me e larte.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button