☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.16 ▼0.13%
ARI 4,849 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,240 ▼ -0.23% ETH $2,320 ▼ -2.16% XRP $1.3560 ▼ -0.96% SOL $83.2000 ▼ -3.59%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.16 ▼0.13 % ARI 4,849 ▼0.02 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.16 ▼0.13 % ARI 4,849 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Politika

LSI, Vasili kundër testimit të mjekëve: Ide e gabuar, arnim i panevojshëm!

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili u shpreh sot se, testimi i mjekëve është një arnim i panevojshëm.

Nënkryetari-i-LSI-së-Petrit-Vasili-Foto-ATSH-ARKIV1-525x350Pas një takimi me mjekët dhe pyetjet e bëra nag ata, Vasili komentoi se, “paligjshmëria e testimit të mjekëve rëndon situatën. Testimi një ide e gabuar në kohën e gabuar. Imponimi shkencor nuk e përmirëson sistemin e shëndetësisë. Edukimi në vazhdim i mjekëve, është rruga e vetme”.

Rreth testimit të mjekëve në vend ka pasur shumë kundërshtime. Pas kontestimeve të shumta nga mjekët dhe infermierët për zhvillimin e testimit kombëtar, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, zhvilluan dje një takim me shefat e shërbimit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura në ambientet e Fakultetit të Infermierisë, ndërsa ka zgjatur rreth 45 minuta.

Rreth 2 javë më parë, ministri Ilir Beqaj bëri me dije se mjekët dhe infermierët e sistemit parësor dhe atij spitalor do t’i nënshtroheshin një testimi kombëtar, ndërsa qëllimi i tij ishte ‘fotografimi’ i njohurive profesionale te bluzat e bardha. Por, kjo nismë nuk u mirëprit nga këta të fundit, të cilët, që në ditët e para të lançimit të saj e kundërshtuan. Po ashtu, disa profesorë ngritën pikëpyetje për faktin se kush do të mund t’i testonte ata specialistë që ushtrojnë këtë profesion prej vitesh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.