☁️
Tiranë 13°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,603 ▲1.49%
DOW 46,395 ▲1.79%
NASDAQ 21,991 ▲1.59%
NAFTA 88.47 ▼9.94%
ARI 4,419 ▼3.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,340 ▲ +2.22% ETH $2,134 ▲ +2.55% XRP $1.4385 ▲ +3.29% SOL $90.1300 ▲ +3.02%
S&P 500 6,603 ▲1.49 % DOW 46,395 ▲1.79 % NASDAQ 21,991 ▲1.59 % NAFTA 88.47 ▼9.94 % ARI 4,419 ▼3.41 % S&P 500 6,603 ▲1.49 % DOW 46,395 ▲1.79 % NASDAQ 21,991 ▲1.59 % NAFTA 88.47 ▼9.94 % ARI 4,419 ▼3.41 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Lu: Jemi në një udhëkryq të pazakontë për reformën në drejtësi

Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, dhe ambasadori Amerikan Donald Lu morën pjesë sot pasdite në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, për të diskutuar për miratimin e reformës në drejtësi.

Pas mbledhjes ambasadori Lu u shpreh se, “ne pranojmë që është e pazakontë që Ambasadorët e huaj të takohen me grupet parlamentare. Mendojmë se jemi në një udhëkryq të pazakontë për reformën në drejtësi, i cili kërkon komunikim të pazakontë dhe vullnet politik. Prania ime sot këtu është shenjë e rëndësisë së kësaj reforme për Qeverinë e SHBA”.

Nga ana e saj ambasadorja Vlahutin u shpreh se “nuk mendoj se është fare e pazakontë që partnerët të flasin me njëri-tjetrin. Ne jemi këtu në të vërtetë që Shqipëria të arrijë standartet e nevojshme për Bashkimin Europian dhe që të çelen negociatat për tu arritur anëtarësimi në BE. Jemi të angazhuar në një dialog si miq dhe partnerë. E drejta sovrane e deputetëve që të votojnë në parlament është një e drejtë e tyre, sovranitet që atyre ua kanë dhënë zgjedhësit shqiptarë kur i kanë votuar. Kjo është një gjë të cilën ne e respektojmë plotësisht dhe kurrë nuk do ta pengonim këtë gjë apo të ndërhynim. Por siç e thashë është tejet e rëndësishme që ne të përfshihemi në një dialog si aletatë dhe ta shpjegojmë këtë në kontekstin e vet duke marrë parasysh dhe zgjerimin e BE. Ne e dimë që nga ana jonë kemi disa afate të caktuara kohore dhe dëshironim ti ritheksonim këto çështje, në mënyrë që të fillohet puna me zbatimin e reformës”.

Gjatë pasdites, në orën 17:00, Lu dhe Vlahutin do të shkojnë edhe në mbledhjen e grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillohet takimi edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.