Luan Rama: Akuzat e Doshit, kauza e dështuar e Berishës
-Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së kërkon zbardhjen e shpejtë të akuzave nga Prokuroria-
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka kërkuar që Porkuroria të zbardhë sa më parë akuzat e deputetit Tom Doshi.
Në një prononcim për mediat, Rama i ka kërkuar z. Doshi që të bashkëpunojë me drejtësinë në mënyrë që të jetë një hetim sa më të shpejtë dhe të paanshëm.
Gjithashtu, Luan Rama bëri apel që deputeti Doshi të dorëzojë çdo provë që ka për akuzat në Prokurorinë, ndërkohë që i cilësoi katoi akuza si kauza e dështuar e Sali Berishës.
“Prokuroria të zbardhë sa më pare akuzat e deputetit Tom Doshi. I bëj thirrje z. Doshi, që të bashkëpunojë me drejtësinë në mënyrë që kemi një hetim sa më të shpejtë dhe të paanshëm të akuzave të tij. Ndërkaq, ftojmë z. Doshi të dorëzojë çdo provë që ai disponon në Prokurori. Akuzat e Tom Doshit janë kauza e dështuar e Sali Berishës”, – tha në deklaratën e tij Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.