Luan Rama: Dhimbja e Gërdecit nuk mund të blihet dhe konvertohet në një thes miell
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama së bashku me kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Vorës, Luan Sallaku zhvilluan një takim me banorë të zonës së Gërdecit.
Gjatë fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama tha se Gërdeci është një emër referencë i masakrës së babëzisë shtetërore, që u masakrua nga pushtetarët e pangopur që krijuan rrethanat e shpërthimit të asaj tragjedie.
Rama theksoi se plaga e Gërdecit është një plagë e pashëruar që ka lënë shumë dhimbje. Prandaj, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, është i qartë mesazhi që dhimbja dhe gjaku i banorëve të Gërdecit nuk mund të blihet dhe të konvertohet me një thes miell, me 100 mijë lekë apo me pazare që bën pushteti.
“Prandaj, ne jemi këtu për të dhënë mesazhin që dhimbja dhe gjaku i banorëve të Gërdecit nuk mund të blihet, dhimbja dhe gjaku i banorëve të Gërdecit nuk mund të konvertohet me një thes miell, me 100 mijë lekë apo me pazare që bën pushteti. Gjaku i atyre njerëzve të pafajshëm që sot nuk jetojnë më dhe plaga e Gërdecit na bë apel që në 21 qershor ne të ndëshkojmë, në 21 qershor të bëjmë drejtësi, drejtësinë e munguar që nuk e bëri dot ajo pjesë e drejtësisë së korruptuar që gjithashtu u ble për ta heshtur dhe për ta mbyllur plagën e Gërdecit. Midis atyre që humbën jetën ka dhe nga Martaneshi, prandaj jo vetëm të mos harrojmë, por duhet ta harrojmë atë plagë për të thënë: kurrë më me njerëzit që krijuan Masakrën e Gërdecit, kudoqofshin ata në Bashkinë e Vorës në ikje apo në Parlament që vazhdojnë të bëjmë akoma të përulurin e drejtësisë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.
“Ne e kemi prioritet zhvillimin, integrimin, rehabilitimin tërësor të Gërdecit, në të gjithë elementët e infrastrukturës, në gjithçka që ka të bëjë me cilësinë e jetës në këtë zonë. Brenda vitit të parë do të mbarojmë të tërë procesin e legalizimit të të gjitha shtëpive të Gërdecit. Ky është një objektiv, por kjo është një detyrë të cilën ne do ta realizojmë me shumë seriozitet, me shumë përkushtim, që të mos ketë më asnjë shtëpi në Gërdec të palegalizuar”, tha Rama .