☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 91.90 ▲4.28%
ARI 4,399 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,885 ▼ -1.27% ETH $2,142 ▼ -0.86% XRP $1.3996 ▼ -2.66% SOL $89.3800 ▼ -2.49%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 91.90 ▲4.28 % ARI 4,399 ▼0.19 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 91.90 ▲4.28 % ARI 4,399 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Lufta kundër kanabisit, Rama: Do t’ia fshijmë këtë njollë vendit

Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur për t’i dhënë fund njeherë e përgjithmonë problemit të kultivimit kanabisit në vend. Duke folur nga Zyra Operacionale e Situatave, e thirrur nga vetë kreu i qeverisë, ku të pranishëm ishin drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Guardia di Finanza, Rama shprehu vendosmërinë për angazhim maksimal që situata në vend të përmbyset.

“Jemi të gjithë sëbashku në një operacion vendimtar për t’i dhënë fund kultivimit në shkallë të gjerë të kanabisit. Të gjitha të dhënat janë inkurajuese, ashtu sikundër u paraqit edhe këtu në mënyrë të përmbledhur, jemi në një situatë të përmbysur nga pikëpamja e hartës së kultivimit. Baza e planit kombëtar kundër kanabisit është solide dhe zbatimi pikë për pikë i kësaj baze në letër është një shembulll që nëse do të vazhdohet me këtë vendosmëri e ritëm dhe me këtë vëzhgim të hollësishëm, me siguri që në fund të sezonit do të mund të themi me plot gojë që ia dolëm të përmbysim situatën”.

Kjo është një luftë e cila nuk mbyllet njësoj si historia e një sëmundje pas një operacioni, tha Rama, ndërsa shtoi se “ajo që ne jemi të vendosur të bëjmë është që ta fshijmë përfundimisht njollën që i ka mbetur Shqipërisë nga kjo histori kaq shumë vjeçare”.

“Është shumë inkurajuese e gjitha baza e të dhënave sot për kontrollet, asgjësimin, si dhe kryesorja që ka të bëjë me thelbin e planit, për paradalimin. Të jemi të qartë që kjo është një betejë që zhvillohet çdo ditë në çdo orë në çdo cep të Shqipërisë. Rritja e orëve të fluturimeve këtë vit është një vlerë e shtuar”, theksoi Kryeministri më tej.

Rama kërkoi nga të pranishmit që brenda 12 ditëve të mblidhen sërish për një tjetër takim, me qëllim përditësimin e të dhënave, si dhe informimin e publikut.

“Dua t’ju kërkoj që në një periudhë të arsyeshme, brenda 10 – 12 ditësh të kemi një takim tjetër vetëm me të dhënat e përditësuara që të jemi sa më të koordinuar, por edhe për të rritur ndjeshmërinë publike lidhur me mënyrën sesi po luftohet ky fenomen, por edhe që shoqëria të jetë sa më e përfshirë, qoftë në marrjen e informacionit, por edhe duke denoncuar ku shfaqet fenomeni, apo për përfshirje të elementëve të Policisë së Shtetit”.

1 Koment

  • shqip 08 July 2017, 11:44

    Hajduti Rama u kujtua qe ne shqiperi po behet krim ndaj jetes se popullit shqipetar

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.