☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.98 ▼0.33%
ARI 4,841 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,957 ▼ -0.61% ETH $2,319 ▼ -1.92% XRP $1.3548 ▼ -0.9% SOL $82.9500 ▼ -3.33%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.98 ▼0.33 % ARI 4,841 ▼0.2 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.98 ▼0.33 % ARI 4,841 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Politika

Lufta ndaj korrupsionit, Rama: Rruga e vetme, përmirësimi i sistemit nga reformat

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë Forumit Kombëtar kundër korrupsionit u shpreh se “kjo qeveri është një qeveri e modernizimit të vendit tonë.

2701-Kryeministri-Edi-Rama-ne-prezantimin-e-projektit-nga-kompania-“Crownt-Agents”-Foto-Agim-Dobi3-508x350Do të doja, tha Rama, “që tek çdo minstër në fund të mandatit publiku të identifikonte modernizmin e sektorit”.

Lufta ndaj korrpsionit, tha Rama, “nuk është gjueti shtrigash dhe as nuk mund të shihet e kufizuar në betejë ndaj të korruptuarve, por është lufta për modernizimin e shtetit dhe transformimin e një sistemi që korrupton njerëzit në një sistem që është i pakorruptueshëm, sepse nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin po është sistemi që korrupton njerëzit”.

Sipas kreut të qeverisë, “asnjë sistem tjetër përveç demokracisë, nuk e garanton dot transaprencën. Në asnjë sistem tjetër nuk është e mundur që qeveria apo Presidenti i një vendi të kërkojë nxjerrjen e transparencës përpara publikut apo të ballafaqohet me faktet si ai që ndodh në SHBA”.

“Vendosja në sistemin tonë të qeverisjes e një rutine raportimi publik, gjë që është bërë nga çdo ministri, është në fakt vendosja e kësaj vlere të madhe të respektit për qytetarët në themel të qeverisjes”, tha Kryeminsitri Rama.

Ky formë dhe kjo paraqitje, vijoi Rama, “nuk është një paradë suksesesh, por është vetëdija se i detyrohemi të gjitha palëve transparencë në raport me ç’ka kemi bërë dhe ç’ka duam të bëjmë”.

“Një vit më parë ne në të njëjtin format morëm përsipër disa sfida dhe sot një vit më pas jemi këtu për t’u ballafaquar me premtimet, por dhe për të pranuar se jemi ende larg objektivit tonë”, u shpreh kryeministri Rama.

Duke u ndalur tek shembujt konkretë Rama shtoi se, “Korrupsioni nuk luftohet me ndëshkimin e një drejtuesi apo 20 të tillëve, ky është një iluzion për sa kohë sistemi do jetë i tillë, ku gjithkush do jetë i cenueshëm, i tundueshëm dhe i korruptueshëm potencialisht”.

Për të treguar se ku ndryshon një shtet modern nga një shtet rrumpallë, Rama tha: “Kemi nisur të ndryshojmë sistemin e rekrutimit të mësuesve. Ngritëm sistemin e një testimi kombëtar të sekretuar dhe tërësisht transparent që do sjellë si rezultat një rankim të mësuesve në të gjithë republikën në bazë të testimi,t cdo mësues do ketë kreditit e veta”.

Duke folur për debitorët e energjisë, Rama njoftoi se, po hetohen personat që punojnë në polici dhe shifrat që na rezultojnë deri tani, tha Rama, janë alarmante.

“Fokusi ynë në të gjithë sektorët është ndëshkimi, por në radhë të parë modernizimi i sistemeve. Shikoni se çfarë bëhet me energjinë. Imagjinoni sikur këta njerëz të kishin paguar energjinë në këto vite”, tha Rama.

Kryeministri Rama paralajmëroi sot se pas energjisë elektrike, do të nisë aksioni për ujin. Sipas Kryeminstrit Rama, nga uji është krijuar gropë më e madhe financiare se energjia.

“Kemi trashëguar borxhe nga sistemi i ujësjellësave. Sistemi i ujësjellësave administrohet nga banda. Bandat që administrojnë ujësjellësat s’duan t’ja dinë për politika locale”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.