Bota
Lufta tregtare – Scholz: Gjermania nuk dëshiron të përfshihet. Tarifat, jo ide e mirë
Gjermania nuk dëshiron të përfshihet në një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara. Deklarata është bërë ditën e premten Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz.
“Unë mendoj se tarifat në rritje nuk janë një ide e mirë,” tha Scholz për Bloomberg, në përgjigje të spekulimeve se SHBA mund të aplikojnë tarifa për importet e makinave nga Europa në javët në vijim.
Ndërsa vuri theksin te tregtia e lirë, Scholz shtoj më tej duke thënë se shpresonte se kjo çështje nuk do të krijonte konfrontime midis vendeve.
“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë për rritjen dhe pasurinë është tregtia e lirë në bazë të rregullave. Shpresoj se do të kemi një situatë më të mirë në mënyrë që të mund të marrim më shumë marrëveshje tregtare globale”.