☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,586 ▼0.65%
DOW 52,081 ▼0.57%
NASDAQ 26,047 ▼0.79%
NAFTA 99.38 ▲3.47%
ARI 4,414 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,054 ▼ -2.32% ETH $2,434 ▼ -2.49% XRP $1.3621 ▼ -4.21% SOL $99.5600 ▼ -3.7%
S&P 500 7,586 ▼0.65 % DOW 52,081 ▼0.57 % NASDAQ 26,047 ▼0.79 % NAFTA 99.38 ▲3.47 % ARI 4,414 ▼1.05 % S&P 500 7,586 ▼0.65 % DOW 52,081 ▼0.57 % NASDAQ 26,047 ▼0.79 % NAFTA 99.38 ▲3.47 % ARI 4,414 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Kronika

Luftë me zjarret në tre qarqe, mbi 400 forca në terren! Ministria e Mbrojtjes: Sot 19 vatra, 10 mbeten ende aktive, s’ka rr

Gjatë ditës së sotme (10 shtator) janë raportuar gjithsej 19 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 10 mbeten aktive dhe 9 janë nën mbikëqyrje.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 316 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 7 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 130 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 13 mjete, 1 autoambulancë dhe 1 dron.

Në Qarkun Tiranë, vatra në Malin e Dajtit vijon aktive. Në terren janë 25 zjarrfikës dhe 7 forca të ADZM-së, të mbështetur nga 52 efektivë të FA-së, 6 mjete dhe 1 autoambulancë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatrat në Malin e Bërzhitës dhe Mali me Gropa janë të izoluara dhe mbahen nën mbikëqyrje.

Në Qarkun Dibër vijojnë aktive vatrat në Lundre–Madhesh, Cerrujë–Mali i Allushit, Selishtë dhe Pleshë, ndërsa Qafa e Helmes mbahet nën mbikëqyrje. Forcat vendore, zjarrfikëse, pyjore dhe vullnetare vijojnë punën në terren; nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Qarkun Lezhë, vatra në Kalivaç–Zimaj–Rras i Butë–Ungrej vijon aktive, me angazhimin e forcave vendore dhe 41 efektivëve të FA-së, 1 automjeti zjarrfikës dhe 4 mjeteve ushtarake; aktualisht nuk ka rrezik për banesat. Vatra në Gallatë të Kurbinit është nën mbikëqyrje.

Në Elbasan, vatrat në Qukës dhe Gurëshpatë mbahen nën mbikëqyrje.

Në Qarkun Shkodër vijojnë aktive vatrat në Porav, Mnelë e Madhe dhe Rragam, ndërsa Tërbuni është nën mbikëqyrje. Në Rragam vijon puna e MZSH-së, Shërbimit Pyjor, forcave bashkiake dhe Emergjencave Civile, pa rrezik për zonat e banuara.

Në Qarkun Fier, Peshtani mbahet nën mbikëqyrje, ndërsa vatra në Çërrilë, Mallakastër, vijon aktive, ku krahas strukturave vendore janë angazhuar edhe 32 efektivë dhe 3 mjete të FA-së.

Në Qarkun Korçë, vatra pranë Oparit është nën mbikëqyrje dhe nuk rrezikon banesa.

“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve”, shprehet ministria.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.