Luftë tregtare SHBA-BE, Juncker: Nuk do të qëndrojmë duarkryq
“Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndërsa industria jonë goditet nga masat e padrejta tregare që vënë në rrezik mijëra vende pune në Europë”, deklaroi Juncker.
Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire deklaroi se një luftë tregtare mes SHBA-së dhe BE-së do të kishte vetëm humbës. Ai u zotua për një reagim të fortë e të koordinuar nga BE-ja. Kanadaja, Meksika, Kina dhe Brazili thanë gjithashtu se po konsideronin të kundërpërgjigjeshin. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë, Roberto Azevedo tha se lufta tregtare nuk është në interes të askujt.
Por, nuk e mendon njësoj Presidenti Donald Trump, i cili në mes të kësaj stuhie që shkaktoi me vendimin për të rritur ndjeshëm taksat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit, u shpreh në Twitter se luftrat tregtare janë një gjë e mirë.