Ekonomia

Lumi Radika, Gjiknuri e Neziri- Do të zbatohen marrëveshjet ndërkombëtare

Shqipëria dhe Maqedonia do të rrisin bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe industrisë.

a-energji-gjiknuri-maqedoni-5Kjo u konfirmua gjatë një konference për shtyp që u mbajt të hënën në Tiranë të ministrit shqiptar të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe ministrit maqedonas të Ekonomisë, Bekim Neziri. Ministrat thanë se kishin rënë dakord për krijmin e grupeve të përbashkëta të punës për maksimizimin e prodhimit energjitik.

“Diskutuam edhe çështje të nxehta mes dy vendeve siç ka qenë çështja e lumit Radika”, tha ministri Gjiknuri në fjalën e tij.

a energji gjiknuri - maqedoni (2)U konfirmua, theksoi ai, se është një projekt-ide dhe se çdo veprim do të kryhet konform rregullave ndërkombëtare dhe në përputhje edhe me pëlqimin që do të japë qeveria shqiptare. Kreu i MEI-it bëri të ditur se në takimin dy palësh u diskutua edhe sa i takon gazifikimit. TAP, vijoi ministri Gjiknuri, është një mundësi e mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Gjiknuri tha se Maqedonia është disa hapa para Shqipërisë përsa i përket gazifikimit, ndaj theksoi ai, diskutuam mbi shkëmbimin e eksperiencave.

Ndërkohë, ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Neziri rikonfirmoi se sa i takon Lumit Radika do të respektohen parimet ndërkombëtare, si dhe të drejtat për përdorimin e ujërave.

a energji gjiknuri - maqedoni (4)Sipas tij për çdo veprim lidhur me këtë projekt do të merret parasysh pëlqimi i qeverisë shqiptare. Neziri kërkoi të shmanget çdo lloj spekulimi lidhur me këtë çështje, ndërsa vuri theksin në faktin se kemi të bëjmë me një projekt-ide.
“Biseduam për thellimin e bashkëpunimit në fushën energjitike për projekte të përbashkëta. Biseduam për projektin e linjës 400 kV, Manastir -Elbasan”, u shpreh Neziri. Ai informoi se ky projekt në pjesën maqedonase do të përfundojë brenda vitit 2016. Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Neziri kërkoi importin e produkteve të kompanisë Armo në Maqedoni. “Hyrja e produkteve që prodhohen nga kompania ARMO në tregun maqedonas shihet mjaft pozitivisht. Kjo do të rriste edhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve që kanë njohur një ngadalësim”, theksoi ministri Neziri. Ekzistenca e një projekti për devijimin e rrjedhjes normale të lumit Radika dhe kanalizimin e tij drejt lumit Vardar, që derdhet në Greqi shkaktoi protesta në Tiranë dhe Dibër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button