Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,824 ▲0.6%
DOW 48,251 ▲0.71%
NASDAQ 22,793 ▲0.7%
NAFTA 97.57 ▲3.35%
ARI 4,811 ▲0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,205 ▲ +0.83% ETH $2,212 ▼ -0.44% XRP $1.3545 ▼ -0.2% SOL $83.9500 ▲ +0.56%
S&P 500 6,824 ▲0.6 % DOW 48,251 ▲0.71 % NASDAQ 22,793 ▲0.7 % NAFTA 97.57 ▲3.35 % ARI 4,811 ▲0.71 % S&P 500 6,824 ▲0.6 % DOW 48,251 ▲0.71 % NASDAQ 22,793 ▲0.7 % NAFTA 97.57 ▲3.35 % ARI 4,811 ▲0.71 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Lunaçek: MSA-ja , hap i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt BE-së

“Marrëveshja për Stabilizim-Asociimin është një moment historik në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në dhe zhvillimin e saj si një shtet evropian”, theksoi sot nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe njëkohësisht Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.

Duke folur gjatë seancës së sotme, ku edhe u votua MSA mes Kosovës dhe BE-së, Lunaçek tha se “Parlamenti Evropian ka dhënë sot dritën e gjelbër për marrëveshjen e BE-së me Kosovën. Për herë të parë, BE-ja dhe Kosova do të vendosin marrëdhënie kontraktuale, e që është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE. Një shumicë votash në favor të kësaj marrëveshje jep një sinjal të rëndësishëm e pozitiv për qytetarët dhe ekonominë e Kosovës. Zbatimi i marrëveshjes do të ndihmojë institucionalizimin e procesit të reformave”.

Sipas Lunaçek, hapi i ardhshëm duhet të jetë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

“Të dyja, MSA-ja dhe shpresojmë se së shpejti udhëtimi pa viza, do të sjellin mundësi të reja për Kosovën që të forcojë marrëdhëniet me BE-në dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në stabilizimin e të gjithë rajonit”, tha Lunaçek.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.