Lushtaku: Po e shoh një Qeveri pa fjalë dhe pa veprime, pres vendime prej saj
Kryetari i Skenderajt: Qeveria duhet të flasë dhe të marrë vendime pas vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kryetari i Skenderajt dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka thënë se pret nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë veprime pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katërshes së UÇK-së, edhe pse është shprehur pesimist.
Lushtaku tha për Klan Kosovën se po e sheh një Qeveri “pa fjalë” dhe “pa veprime”. “Këta burra që janë atje nuk janë as për vete, as për familjet e tyne, por për tanë Kosovën. Unë mendoj që Qeveria duhet të flasë, duhet të marrë vendime. Unë dhe qytetarët e këtij vendi duan me pa vendime konkrete nga Qeveria e Kosovës”, tha Lushtaku.
Ai uroi që institucionet të marrin hapat e nevojshëm: “Uroj që Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës të marrin vendime”.
Burimi: klankosova.tv



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.